• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ivanov letër ndërkombëtarëve: Platforma shqiptare rrezikon sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë

by Java News
07/03/2017 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka drejtuar një letër deri tek anëtarët e Këshillit Evropian, kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk,  Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe deri tek dy partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë, presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqise, Donald Trump dhe Erdogan, për ti njohur me siç thuhet në letër gjendjen aktuale dhe me gjithë atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë tanimë dy vjet e gjysmë po kalon nëpër një krizë të thellë politike. Me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve u arrit Marrëveshja e Përzhinës si parakusht për organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike dhe formimi i qeverisë së RM-së që do të fokusohej në reformat prioritare.

Më 11 dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat u përshëndetën nga të gjitha palët. Por në vend të daljes nga kriza dhe fokusimit në përmbushjen e reformave prioritare, ne sërish u gjendëm në një krizë të thellë politike. Gjegjësisht, pas zgjedhjeve, tre nga katër partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë në mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrit të tij për punë të jashtme në Tiranë krijuan Platformën për shqiptarët e republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në letrën e Ivanovit, drejtuar institucioneve të lartpërmendura.

Ivanov thekson në letër se Platforma shqiptare u shndërrua në kush për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Platforma është dokument pas-zgjedhor i miratuar në një shtet të huaj në kabinet të një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të një shteti të huaj. Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti  dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur Republikën e Maqedonisë në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë nga një shtet tjetër. Realizimi i platformës nënkupton ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë me të cilat do të rrezikohej karakteri unitar i shtetit.Platforma e cenon Marrëveshjen kornizë të Ohrit, që i rregullon marrëdhëniet e bashkësive etnike me shtetin Republika e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. Në kundërshtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, platforma është diskriminuese ndaj bashkësive tjera etnike, sepse i jep prioritet vetëm një bashkësie etnike. Kjo platformë nga Tirana në mënyrë plotësuese e destabilizon gjendjen e brendshme politike dhe i rrit tensionet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në letrën e Ivanovit.

ma.me
Next Post
Barcelona po përgatit me ngut kontratën e re për Messin

Barcelona po përgatit me ngut kontratën e re për Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In