Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Inanov vlerëson se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për të dëbuar diplomatë rusë është i parakohshëm, teksa thekson Republika e Maqedonisë, si një vend kandidat për anëtarësim në BE, ndjek politikën e Unionit dhe vendimet e saj të bëra me konsensus.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë bën thirrje për përmbajtje nga hapat e nxituara në politikën e jashtme, për të parandaluar shkaktimin e dëmit të mundshëm në arritjen e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në qëndrimin e kabinetit presidencial.
Gjithashtu, thuhet se Presidenca pret të njoftohet zyrtarisht për faktet publike lidhur me këtë rast.
Aktualisht, Maqedonia ka vendosur dëbimin e një diplomati rus.
a.ç