• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ivanka Trump dhe bashkëshorti çojnë në 700 mln dollarë pasurinë shumë shpejt

by A R
01/04/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner vijojnë të fitojnë të ardhura marramendëse në sajë të investimeve në fushën e pasurive të patundshme në nivelin e qindra milionë dollarëve, ndërkohë që drejtojnë poste qeveritare, sipas dokumenteve të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë.

Që nga koha që Donald Trump fitoi presidencialet amerikane në muajin nëntor, perandoria e tij financiare u shqyrtua me hollësi nga ana e ekspertëve në këtë fushë, të cilët besojnë se përbën konflikt serioz interesi dhe ngrenë pikëpyetje të shumta mbi mungesën e një kufiri të qartë mes çështjeve të biznesit, atyre familjare si dhe funksioneve politike.

Dokumentet e publikuara të premten dëshmojnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj, të cilët janë që të dy zyrtarisht këshilltarë të afërt të presidentit, ende marrin të ardhura nga pasuritë e tyre që vlerësohen mes shifrës 240 dhe 740 milionë dollarë.

Ivanka Trump njoftoi disa ditë më parë se merrte përsipër postin e këshilltares pa pagesë ndaj presidentit amerikan dhe do të mbajë aksionet e saj, të vlerësuara mes 5 dhe 25 milionë dollarë, në “Trump International Hotel”, që ndodhet disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Mes janarit 2016 dhe marsit 2017, këto aksione i kanë sjellë një fitim mes vlerës një dhe pesë milionë dollarë, referuar dokumenteve./a.m.

Next Post
Dyshime se abuzoi me të bijën, nisin hetimet ndaj sarandiotit

31-vjeçari përdhunon vajzën e re pasi e dehu, prangoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com