Një sasi lënde ekzplozive është gjetur sot në një automjet tip fuoristradë në qytetin e Vlorës.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se tritoli nuk ka shpërthyer ndërsa mjeti ku ishte vendosur i përket shtetasit B.Brahimaj.
Këtij të fundit i janë bërë disa atentate ndërsa në vitin 2015 vëllai i tij Isuf Brahimaj është vrarë.
Policia po heton disa pista që lidhen kryesisht me atentatet e mëparëshme. /b.d