Emirjan Beu, të cilit sot iu sekuestruan pasuritë nga policia e Durrësit nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare.
Ai, përveç se është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë. Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.
Emirjan Beu njihet si biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.
/f.s