• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu sekuestruan 50 milionë euro pasuri, Kristian Boçi falet në Kishë: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet

by A R
30/06/2024 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristian Boçi ka reaguar sërish ditën e sotme pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri në emër të tij dhe të personave të lidhur me të. Përmes një reagimi në Instagram, Boçi mohon akuzat dhe thotë se nuk ka cenuar ligjin e vendit.

“Ka krejt të drejtën e vet ligji me më pa, me më kontrollu, e me më verifiku“, shkruan ai rreth lajmeve të ditëve të fundit, duke vijuar

“Një shtet pa ligj është si një shtëpi që e drejtojnë fëmijët. Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet“.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.

Hetimet

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abules në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi dhe E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Elman Abules rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Abules ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin të Kristian Boçit dhe shtetasit V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abules dhe K. B., apo midis Kristian Boçit dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Çfarë u sekuestrua

-14 shoqëri tregtare

-Pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:

– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Pasuritë në emër të Kristian Boçit

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abules dhe M. N., si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë.

/a.r

Next Post
Ish e dashura padit DJ, akuzohet se i ka shpërndarë pamje gjatë momentit intim

Ish e dashura padit DJ, akuzohet se i ka shpërndarë pamje gjatë momentit intim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com