Ambasada Gjermane në Tiranëe njofton se në fundjave ka riatdhesuar 243 shtetas shqiptarë. Bëhet fjalë për të kthyerit të cilëve iu është refuzuar azili. Sipas ambasadës, shtetasit shqiptarë janë sjellë përmes aeroportit të Rinasit. Gjermania po vijon me ritme të shpejta kthimin e azilkërkuesve dhe ka paralajmëruar se askujt nuk do t’i pranohet kërkesa për qëndrim.