• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu “qep” farmacistes nga Tirana, dënohet me burg 70-vjeçari

by Java News
24/06/2018 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg një 70-vjeçar, pasi është kthyer në makth për një farmaciste.

Bëhet fjalë për shtetasin Jorgo P., i cili ka përndjekur për një kohë shumë të gjatë një farmaciste.

Ngjarja ka ndodhur vitin që shkoi, ndërsa vendimi i Gjykatës është dhënë së fundmi. Për shtetasin Jorgo P., ka bërë tri kallëzime farmacistja e identifikuar me inicialet B.R. Sipas vendimit të Gjykatës, siguruar nga “Panorama”, kallëzuesja me shtetasin Jorgo P. është njohur në farmaci, pasi ka qenë pacient dhe vinte aty për të matur tensionin dhe diabetin. Problemet me shtetasin Jorgo P. kanë filluar në muajin korrik të vitit 2017.

Ky shtetas ka shkuar brenda në farmaci dhe i ka thënë: “Nuk të vjen turp që ti mendon se unë të ngacmoj”.

Ajo është shtangur nga kjo bisedë dhe që nga ajo ditë ai i ka ardhur përditë përpara farmacisë duke e sharë, ofenduar apo kërcënuar me fjalë nga më të ndryshmet dhe më pas ka filluar ta përndjekë gjatë gjithë rrugës, nga puna deri te stacioni i autobusit duke i kufizuar lirinë. Jorgo P. e ka përndjekur rregullisht që nga muaji korrik i vitit 2017, por farmacistja në fillim ka menduar se ky shtetas ka probleme mendore.

Në muajin gusht, kallëzuesja ka qenë e shtruar në Spitalin QSUT Nënë Tereza në Repartin e kardiokirurgjisë, pasi ka pësuar një trombozë venoze nga stresi që i ka sjellë i pandehuri Jorgo P.

Ajo ka thënë në gjyq se ka munguar rreth 2 muaj në punë për shkak të sëmundjes dhe në këto momente ajo vazhdon të mjekohet me ilaçe. B.R. ka deklaruar se Jorgo i di emrin e nënës së saj, babait të saj, adresën e banimit ku ajo jeton, emrin e të fejuarit të saj, emrin e nënës dhe të babait të të fejuarit.

Sipas B.R., Jorgo di çdo gjë rreth familjes së saj, madje edhe ku kanë punuar dhe punojnë prindërit e saj dhe ku punon i fejuari i saj, të cilin e quan “dashnori” dhe ku këtij të fundit i ka shkuar edhe në punë dhe ka dashur që ta takojë.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Jorgo P. e ka pranuar faktin penal, por ka thënë se me shtetasen B.R. ka pasur probleme të mëparshme, për të cilat ai kërkoi të falur, ndërsa theksoi se që nga data 10.11.2017 deri më sot, ai nuk ka kryer asnjë veprim që ka cenuar të drejtat e kallëzueses.

Në gjyq ka dëshmuar edhe vajza e të pandehurit, e cila ka pranuar se babai i saj ka një karakter të vështirë, ndaj edhe jeton vetëm. Në fund, Gjykata vendosi ta dënojë me 1 vit burg të moshuarin. /b.d

Next Post
REZULTATET / Zgjedhjet në Turqi, Erdogan drejt rikonfirmimit si president?

REZULTATET / Zgjedhjet në Turqi, Erdogan drejt rikonfirmimit si president?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com