• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iu prish shtëpia nga tërmeti, Rama dhe Veliaj vizitojnë familjen Vladi: 1118 familje përfituan bonus qiraje

by Java News
10/12/2019 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E mbetur e pastrehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, familja e Myrvejete Vladit nga Tirana ka mundur të akomodohet në shtëpi komode falë bonusit të qirasë që ka përfituar nga Bashkia e Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot shtëpinë ku është strehuar përkohësisht familja Vladi, ndërsa garantuan kryefamiljaren se do ketë mbështetjen e gjithë strukturave shtetërore deri sa të ndërtohet shtëpia e re.

Kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin se ashtu si familja Vladi kanë përfituar bonus qiraje edhe mbi 1100 familje të tjera, të cilat po ashtu janë sistemuar në shtëpi me qira deri në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Dje kaluam edhe 266 qira të tjera, kemi vajtur fiks 1118. Kishim edhe disa raste speciale, pra për Ajtanga Lubonjën , për të gjithë ish-të përndjekurit, edhe e gjithë ajo që ndodhi, i thashë edhe këtyre të shoqatave, sa bëni statuse në facebook dhe hartime, me 2 rreshta, ja zonja e di vetë, me 2 rreshta, vetëm kopja e kartës dhe ne i kaluam. Kështu që në momentin që lanë hartimet në facebook dhe u fokusuan ta zgjidhin, u zgjidh për 2 minuta”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu u shpreh se Këshilli Bashkiak pranoi akt-konstatimet e Institutit të Ndërtimit që i shpalli 10 godinat në Universitetin Bujqësor të Kamzës si të rrezikshme për jetën e njerëzve dhe vendosi që ti shemb ato. Gjithashtu Veliaj bëri të ditur se edhe banorët që janë strehuar aty do trajtohen me bonus qiraje, ndërsa për studentët do kompensohen.

“Do bëjmë edhe një mbledhje tjetër për të gjithë këta të Kodër Kamzës, vendimin e morëm dje në Këshill Bashkiak, do prishen të 10-ta, pra edhe 8 të zaptuarat, edhe 2 konviktet e vjetra. Janë konvikte që janë bërë me punë vullnetare, pra vinte vajza studente dhe ndërtonte dhomën e vet. Ajo kontabiliste, financa, veterinaria, ortikulturë, çfarë kanë pasur atëherë dhe ndërtonte llaç e tulla. Kështu që edhe ata që thonë hoqën vetëm ato të zaptuesve dhe jo të studentëve, e kanë gabim se aty po i prishim të 10-ta, sipas porosisë që ju latë dhe sipas Institutit të Ndërtimit. Kështu që do bëjmë një mbledhje të fundit për atë paketë”, shtoi Veliaj.

Ndërkohë kreu i qeverisë dha lajmin e mirë se shumë shpejt pritet edhe finalizimi i marrëveshjes me një nga kompanitë më të mëdha turke e njohur për ndërtimet e saj edhe në Amerikë, për të bashkëpunuar për fazën e rindërtimit. Rama tha se kjo kompani është e njohur në tregun botëror për prodhimin e shtëpive ekologjike dhe antisizmike dhe që ulin edhe faturat e energjisë pasi kanë një termoizolim të shkëlqyer.

“Shpresoj se do realizojmë një marrëveshje me një kompani shumë të madhe turke që është në gjithë tregun botëror për shtëpi ekologjie antisizmike. Është super. Ata i shesin në Amerikë përgjithësisht se atje nuk ndërtojnë me mure dhe me suva, por me betone special të lehta. Nesër do shkojë një ekip atje. Kemi bashkë me këta të organizatave dhe nëse do e mbyllim atë marrëveshje me ta do bëjmë një rindërtim shumë të shpejtë të shtëpive. Vijnë gati, montohen. Praktikisht, ka disa opsione, ne do rrimë në atë mesataren mes 75 dhe 100 metrave sipas familjes. Të gjithë ata që e kanë shtëpinë të dëmtuar që nuk bëhet shtëpia, do kenë një shtëpi më të mirë se ajo që kishin pa diskutim. Shpresoj që ta mbyllim këtë marrëveshje këtë javë dhe do kemi mundësi që të sistemojmë me shumë shpejtësi”, deklaroi Rama. /e.s/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

November 28, 2026
Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

November 28, 2026
FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

November 28, 2026
Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

November 28, 2026
Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

November 28, 2026
PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

November 28, 2026
Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

November 28, 2026
U raportua fluks i lartë kërkesash, vetëm 59% e të regjistruarve morën pjesë në konkursin për Mjekësinë e Përgjithshme

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

November 28, 2026
NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In