Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Ditën e sotme, kryebashkiaku është vizituar nga djali i tij, Kajan, i cili i ka çuar edhe vezët e Pashkës.
“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve! Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT!”, shkruan Veliaj.
/a.r
View this post on Instagram