• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu gjetën 120 mijë euro në shtëpi, ja për çfarë mund të akuzohet Alda Klosi

by
14/01/2023 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Eni Ferhati deklaroi se ende nuk dihet nëse zyrtarja Alda Klosi mund të akuzohet për korrupsion, por nënvizoi se bazuar në dosjen hetimore dhe provat e sekuestruara, ajo mund të akuzohet për pastrim parash.

Sipas Ferhatit, arsyetimi i Klosit se 120 mijë eurot dhe sendet me vlerë të gjetura në banesën e saj, janë të xhaxhait, nuk është bindës dhe do të kryhen hetime.

“Për korrupsion, nuk e di në rast se rrezikohet, por logjikisht dhe organikisht me aq sa mban dosja hetimore, por edhe provat konkrete që janë sekuestruar, mund të akuzohet për “Pastrim të produkteve të produkteve të veprës penale”, ose e thënë ndryshe pastrim parash.

Për sa kohë që, deklaratat e saj lidhur me sasinë që pretendon prej 120 mijë eurosh bashkë me stolitë dhe sendet e tjera me vlerë, i ka deklaruar sikur janë të mira materiale të xhaxhait dhe familjarëve të saj, e cila në pamje të parë, nuk është një arsyetim bindës. Nga ana tjetër, shqetësuese është fakti se janë 404 mijë euro dhe rreth 30 mijë dollarë të gjetur në aspirator rreth 1 javë më parë, ende sot janë mall pa zot dhe askush nuk ka shkuar në polici që të kërkojë këto para”, theksoi ai.

Paratë e vjedhura dhe sendet me vlerë të Alda Klosit nuk janë deklaruar në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive. Në deklaratën e fundit të bërë në gusht të vitit 2022, ish-drejtoresha e ministrisë së Rindërtimit, nuk ka shënuar lekë cash që t’i ketë tërhequr nga llogari bankare apo nga burime të tjera.

Zyrtarja që rezulton sot me 5 banesa dhe dy troje në Tiranë dhe Lezhë, ka deklaruar në vitin 2017 blerjen e një apartamenti 72 m2 në kryeqytet me vlerë 31.400 euro. Burimi financiar për blerjen e këtij apartamenti, vjen nga një kredi e marrë në çift me bashkëshortin e saj.

Mes pasurive të deklaruara janë dhe të ardhurat 30 mijë lekë në muaj, nga qiraja e një ambienti. Pavarësisht kredive të marra dhe borxheve të deklaruara, Alda dhe Altin Klosi dalin pronarë në 2021 me kontrata dhurimi të dy apartamenteve në plazhin e Shëngjinit të Lezhës.

/e.d

Next Post
Sirenat e sulmit ajror në pjesën më të madhe të Ukrainës, mbrojtja ajrore po funksionon

Sirenat e sulmit ajror në pjesën më të madhe të Ukrainës, mbrojtja ajrore po funksionon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

December 29, 2025
Situata në Ukrainë/ Ditmir Bushati: Zemërthyese! BE të nxjerrë mësime

Kosova si burim shprese

December 29, 2025
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

December 29, 2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

December 29, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com