Policia ka arrestuar një 28-vjeçar pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Shtetasi XH.D ishte duke zbritur nga një taksi, në Tiranë, kur një efektiv i repartit “Shqiponja” sheh që i zbulohet një pistoletë që e mbante në brez. Ai është neutralizuar menjëherë dhe efektivi i policisë arriti t’i marrë pistoletën TT.
I ndaluari kishte me vete edhe 3 krëhëra pistolete dhe 19 fishekë.
Policia njofton se po heton përfshirjen e tij në ndonjë ngjarje kriminale.