• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Iu dha fund kurthit të ngritur nga Albin Kurti”, Kadri Veseli reagon pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë: I vendosi një pengesë Kosovës

by Ardit Rada
06/06/2020 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti, për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Veseli në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Qeveria Hoti ka larguar vendimin mashtrues, i cili është vijimi i një kurthi të ngritur nga Albin Kurti para ikjes nga pushteti, si shantazh politik dhe hakmarrje për t’i vendosur një tjetër pengesë Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit:

“Reciprociteti, taksa, demarkacioni, ashtu si dhe dialogu u keqpërdorën në vazhdimësi për interesa të politikës ditore nga një grusht partish politike që ndryshojnë qëndrime varësisht nëse janë në pushtet ose në opozitë. Ato asnjëherë nuk menduan për interesat e qytetarëve dhe të vendit, dhe kurrë nuk u sollën me pjekuri karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve mike evropiane. Kauzat elektorale që mashtrojnë qytetarët dhe i zhgënjejnë çdo ditë, mbetet busulla e vetme e veprimit të tyre politik.

Sot, Qeveria e status quos dhe vazhdimit të mashtrimit, largoi vendimin mashtrues për reciprocitetin, dhe mirë ka bërë. Por, është vijim i një kurthe të ngritur nga Albin Kurti para ikjes nga pushteti, si shantazh politik dhe hakmarrje për t’i vendosur një tjetër pengesë Kosovës.

Por, ku po mbetet pjekuria dhe serioziteti ndaj partnerëve të shtetit të Kosovës, SHBA dhe BE, si dhe interesi i qytetarëve, me të cilin abuzohet turpshëm dhe për qëllime të pastra elektorale.

Lufta për pushtet ka vërbuar të dyja këto qeveri që dolën pas zgjedhjeve të 6 tetorit, duke keqpërdorur kauzat qytetare dhe dëmtuar interesat afatgjate nacionale të Kosovës. PDK-ja është partia e vetme që do ta përmbyllë misionin e nisur të shtetndërtimit, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe anëtarësimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Veseli.

/e.rr

Next Post
Tronditëse/ Kishte dal shëtitje nga liqeni, manjaku e ngacmon dhe më pas i tregon organin gjenital (VIDEO)

Tronditëse/ Kishte dal shëtitje nga liqeni, manjaku e ngacmon dhe më pas i tregon organin gjenital (VIDEO)

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    6 years ago

    Ti me tacin doni shpetoni Kosoven,ju veni flaken Kosoves e popullit o mashtrus klasit,ju jeni si nji molle e kalbur e ndare pergjsem.Ti e taci,jeni hadute skene lene gje pa vjedhur e plackite,ti na flet per Kosoven,taci jote eshte per coptimine Kosoves.ti na ben rrolin e opzites,ti ske bythe te shkosh deri banjo pa I marre lejet tacit,hipokrite e mashtrues.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In