• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu bllokuan 4 mln euro pasuri, ja pse nuk ekstradohet dot nga Spanja biznesmeni

by Java News
17/09/2017 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi dje sekuestrimin e pasurisë me vlerë 4 milionë euro të biznesmenit Nikolin Janina. Hetimi ndaj shtetasit Janina ka nisur nga Drejtoria e Policisë Tiranë, e cila në përfundim të hetimit i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin e sekuestros. Kjo pasuri është sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe i ka kaluar në administrim të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave deri në përfundim të hetimit gjyqësor.

Biznesmeni Janina duhet të sqarojë përpara gjykatës mënyrën e blerjes dhe krijimit të pronave, pasi dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Sipas Policisë së Shtetit, pasuritë e sekuestruara janë: Katër apartamente të ndodhura në kryeqytet me një sipërfaqe 450 m2, dy garazhe të ndodhura në Tiranë me një sipërfaqe 40 m2, një apartament i ndodhur në Vlorë me një sipërfaqe 65 m2, tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë, me një sipërfaqe totale 31.000m2. Sipas Seksionit për Hetimin e Pasurive dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, pasuritë e sekuestruara arrijnë në total vlerën 4 milionë euro. Ndërkohë, burime nga prokuroria bëjnë me dije se Spanja ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Janinën si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

BIZNESMENI

Policia e Shtetit i ka sekuestruar këtë të shtunë shtetasit Nikolin Janina 4 milionë euro pasuri. Ai është i njohur në biznesin e hidrosanitareve, pronar i kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k.. Ndërkohë, sipas prokurorisë, kanë qenë autoritetet spanjolle, ato që kanë dërguar dosjen për biznesmenin si të përfshirë në trafik droge. Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme, në muajin korrik, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës. Sakaq, vetëm ditën e djeshme është bërë bllokimi i pasurisë. Mësohet se në momentin e sekuestrimit ka qenë prezent dhe vetë Nikolin Janina, i cili kërkohet nga Spanja për trafik droge, por mungesa e një marrëveshjeje mban peng ekstradimin e tij. Gjithashtu, pengesë për mosarrestimin e tij është dhe fakti se autoritet spanjolle nuk kanë sjellë dosjen dhe transferimin e procedimit penal në Shqipëri, duke kërkuar vetëm verifikimin e pasurisë.

a.ç

 

 

Next Post
Informacionet për sulme, evakuohen pasagjerët nga avioni në Paris

Informacionet për sulme, evakuohen pasagjerët nga avioni në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com