• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iu bashkuan Rithemelimit, Basha ‘thumbon’ Bardhin e ndjekësit: Bëjnë sikur u djeg barku për Berishën! Për vite e kanë sulmuar pas krahëve

by Java News
11/01/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thumboi deputetët demokratë të cilët iu bashkuan grupi të Rithemelimit, duke thënë se në asnjë moment nuk kanë pasur interes për Sali Berishën por kanë pasur interesa personale lidhur me renditjen e tyre në listën e kandidatëve për deputetë.

“Nuk mund të bie në prejën e emicioneve e të marrë vendime të tilla. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan tek Berisha se iu digjte barku për të por në fakt janë njerëzit që e kanë anatemuar pas krahëve për vite me rradhë. E dimë se nuk kanë shkuar atje as për Berishën e as për demokratët, kanë shkuar se nuk donin të ishin të tetët por të tretët, kanë shkuar se besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë. Këto janë vendime që i paguajnë sot demokratët”- tha Basha.

Lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pasi u shpall non-grata, Basha tha se e vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte mirënjohja ndaj ish-kryeministrit.

“Sa kam punuar unë me Berishën nuk kanë punuar këta, sa jam kujdesur për të ruajtur imazhin e tij… por nishte një moment që duhej zgjidhja mes mirënjohjes që ishte e vetmja gjë që më mbajti peng dhe nevojës për të lëvizur përpara. Po të mendoja për veten time, sot nuk do kishte PD euroatlantike, properëndimore”- shtoi Basha.

Ai vijoi duke thënë se mbështetësit e Berishës “nuk kanë lënë gjë pa i thënë” dhe se nuk janë kujdesur për imazhin e tij për 10 vite si Basha, por përkundrazi e kanë përqeshur.

A ndjeni përgjegjësi se ju dhe Berisha jeni personat që po dëmtoni më shumë PD-në?

Basha: E kam dëgjuar këtë tezë që qarkullon nga një i tretë pasi nuk njeh PD zyrtare heq shenjën e barazimit, Berisha ka zgjedhur rrugën e tij, për arsyet e tij. Për mua ka qenë zgjedhja e gabuar, ja kam thënë. I kam thënë çfarë kam pasur për t’i thënë. Fajin më të madh nuk ia vë atij. Gjykimi i tij është errësuar pas asaj që i ngarkuan.

Një burrë shteti nuk duhet të bjerë pre e kësaj. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan te PD sikur u digjte braku për të. Nuk kanë lënë gjë pa i thënë, edhe kur ishte kryeministër. Nuk shkuan atje për Berishën apo demokratët, por për veten e tyre. Kanë shkuar sepse besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë, për egoizëm. Këto vendime i paguajnë demokratët. Sa jam kujdesur 10 vite për të ruajtur imazhin e tij, kur këta e përqeshnin, por ishte një moment kur duhet të zgjidhja mes mirënjohjes, për të cilën kam qenë peng, dhe nevojës për të ecur përpara në shtëpinë e demokratëve”, u shpreh Basha./m.j

Next Post
Mitsotakis pranon martesat të së njëjtit seks, revoltohet kisha greke

Mitsotakis pranon martesat të së njëjtit seks, revoltohet kisha greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In