• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ithtar i Shtetit Islamik, shqiptari pranon se përgatiti sulme terroriste kundër koncertit të Taylor Swift

by A R
29/04/2026 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para dy vitesh në Vjenë u anuluan koncertet e këngëtares amerikane Taylor Swift për shkak se ekzistonte rreziku i një sulmi islamist. Nuk u shqetësuan vetëm 180 mijë njerëz që kishin blerë bileta për koncert, por edhe shumë njerëz të tjerë. Mediat në mbarë botën raportuan për këtë rast. Shërbimet sekrete austriake ishin paralajmëruar nga shërbimet sekrete amerikane mbi rrezikun e sulmit terrorist.

Një ditë para koncertit të planifikuar policia austriake arrestoi në Vjenë dhe në krahinën Niederösterreich dy simpatizantë të bandës terroriste “Shteti Islamik”. I dyshuari kryesor ishte një 19-vjeçar me emrin Beran Aliji, me origjinë nga një lagje pranë Gostivarit, raporton A2CNN.

Gjatë bastisjes së banesës së Beran Alijit hetuesit gjetën substanca kimike, pajisje ndezëse, materiale propagandistike islamiste dhe udhëzime për ndërtimin e bombave. Aliji pranoi se kishte planifikuar një sulm vetëvrasës në një nga koncertet e Taylor Swift. Beran Aliji ishte radikalizuar në internet dhe besonte se është mëkat të dëgjosh muzikë. Ai adhuronte terroristin islamik Kujtim Fejzulai, i cili në vitin 2020 vrau në Vjenë katër njerëz. Fejzulai u vra nga policia. Edhe ai ishte me origjinë nga Maqedonia.

Të martën në Vjenë nisi procesi gjyqësor kundër Beran Alijit dhe të akuzuarit të dytë Arda K. Beran Aliji menjëherë e pranoi se kishte bërë plane për sulm ndaj koncerteve të Taylor Swift dhe kësisoj u deklarua plotësisht fajtor. Ai tregoi se ndikim të madh ndaj tij ka pasur një person tjetër (Hasan E.), i cili gjendet në burg në Arabinë Saudite për shkak të një sulmi ndaj forcave të sigurisë. Nëse shpallet fajtor, Beran Aliji rrezikon deri në 20 vjet burg. Aktgjykimi pritet të bëhet publik në fund të majit.

Next Post
“11 Maji ka qenë masakër”, Lapaj: Kemi çuar fakte në SPAK dhe tek ndërkombëtarët

Nismë për referendum, “Shqipëria Bëhet” dorëzon kërkesën në KQZ për mbledhjen e 50.000 firmave

Comments 1

  1. TaRrasBulba says:
    6 months ago

    Nuk eshte pare ne asnje vend te Botes, qe nje gazete (gazetar) te njollose ne kete menyre, veten e ti! vendit e tij! KOMBIN e tij! Ku e shikoni SHQIPTARIN tek nje shtetas i Maqedonise se Veriut?! TURP! per gazeten(gazetarin). Dhe pastaj terbojeni pse na shan Greku. pse na shan Serbi! Askush nga kete (Greku dhe Serbi) nuk flet ne kete menyre per Kombin e tij. TURP!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In