• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italinë e kërcënon realisht zhvendosja djathtas

by Java News
10/08/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lega-s, Salvini do që të dështojë qeveria e koalicionit në Romë. Nëse radikali i djathtë fiton zgjedhjet, ai do t’i krijojë telashe BE-së, sepse sipas Salvinit për gjithçka fajin e ka Brukseli.

 

Nga Bernd Riegert, DW

 

Ministri i Brendshëm italian dhe kryetari i Lega-s së djathtë, Matteo Salvini i dha fund që nga plazhi koalicionit me lëvizjen Pesë Yjet. Salvini bën pushime që prej 14 ditësh në bregdet, shkon me torsin e zhveshur nëpër baret e plazhit, poston fotografi me cocktail në dorë me kërcimtaret Go-Go me rroba banje me dizenjo leopardi dhe shfaqet si Discjockey.

 

Këto fotografi ai i përhap në rrjetet sociale, mbrëmjeve Salvini organizon veprimtari elektorale në sheshe. Së fundi në Pescara ai nuk duroi më. Kërkoi zgjedhje të reja dhe shpalli, se “dua të bëhem kryeministër.” Me “ata që thonë jo” të pesë Yjeve nuk dua të kem të bëj më. Më duhet të jem i lirë për të arritur objektivat, tha ai. Italianëve u pëlqen stili i çlirët dhe popullor i ministrit të Brendshëm, i cili e ka kthyer në një hit të luftës elektroale mbrojtjen prej migrantëve.

 

Salvini në epërsi

 

Matteo Salvini pas fitores së zgjedhjeve europiane në maj si dhe disa zgjedhjeve rajonale ndihet i fortë për të guxuar kalimin e partisë radikale Lega në Palazzo Chigi, selia e kryeministrit në Romë. E pazakontë është që kriza qeveritare shpërthen në mes të gushtit, sezonin kryesor të pushimeve në Itali. Në fakt italianët janë të ambientuar me krizat qeveritare. Ky vend po lëviz tani drejt qeverisë së 66 pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Me 14 muaj qeverisje koalicioni i të djathtëve dhe populistëve të majtë konsiderohet si një ndër më jetëgjatët në Itali. Kryeministri pa parti Guiseppe Conte ndihet i anashkaluar. Profesori, i cili asnjëherë më parë nuk ka pasur post politik dhe mori rolin e spirancës për këtë koalicion të përçarë, shprehet me indinjatë: “Nuk është kompetencë e ministrit të Brendshëm t’i japë fund qeverisë dhe t’i diktojë parlamentit, se si duhet të veprojë.”

Koalicionet e mundshme

Conte do të shtrojë në parlament, që tani ndodhet në pushimet e verës, çështjen e  votëbesimit. Për t’i dhënë një patericë kryeministrit, Lega e Salvinit ka deklaruar, se do të kërkojë votëbesimin. Pas kësaj deputetët e Pesë Yjeve dhe Lega duhet të pozicionohen qartë. Megjithatë kjo procedurë ka një kosto të lartë, sepse deputetët duhet të ndërpresin pushimet dhe të kthehen enkas në Romë. Për këtë Salvini ka moton: “Ata duhet të lëvizin nga vendi për të ardhur këtu.”

Nëse Giuseppe Conte nuk merr shumicën, presidenti Sergio Mattarella mund të mandatojë një tjetër politikan që të krijojë mazhorancën qeveritare. Nëse kjo lëvizje dështon, Mattarella mund të angazhojë një qeveri teknike, që ta qeverisë Italinë deri në vjeshtë. Kreu i shtetit, që më parë ka lënë të nënkuptohet, se nuk i preferon populistët e kalibrit të Salvinit, mund ta shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja. Zgjedhjet mund të zhvillohen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, por edhe në fund të vitit.

Në sondazhe Matteo Salvini me Legan radikale të djathtë arrin të ketë një mbështetje prej 36%. Pesë Yjet, themeluar e drejtuar prej humoristit Luigi Di Maio, kanë rënë në vendin e tretë. Në zgjedhjet e vitit 2018 kjo parti ishte më e forta. Salvinit për qeverisje i duhej mbështetja e “Fratelli d’Italia”, që sipas normave gjermane mund të klasifikohet si parti fashiste apo neonaziste.

Nuk përjashtohet as një koalicion me “Forza Italia” të Silvio Berlusconit. Ish-kryeministri mund të dalë si mbështetës i kryeministrit të ardhshëm. Por ka edhe mundësi që ai të jetë vet kandidati kryesor i partisë së tij nacional-konservatore.

Shqetësim për Italinë

 

Nga këndvështrimi i BE-së kriza që në Itali vjen – ashtu si gjothmonë në këtë vend, në një kohë të papërshtatshme. Vendi me ekonominë e tretë të fuqishme në Eurozonë, ndodhet në krizë ekonomike, reformat strukturore nuk mund t’i zbatojë as qeveria e dështuar populiste. Borxhet e shtetit, sipas mendimit të komisarit të BE-së për Financat, Pierre Moscovici me 2,3 miliardë Euro janë shumë të larta. Bankat italiane i kërcënon kriza e mezi po mbahen më këmbë. Në tetor qeveria do të duhej të paraqiste në Bruksel buxhetin për vitin e ardhshëm, prej nga do të duhej të sqarohej se si do të përballohet mali i borxheve dhe si do të respektohen normat e Komisonit të BE-së. Nëse kjo nuk ndodh, Italinë e kërcënon një proces formal deficiti.

Situatë e pafavorshme për BE-në

Keytari i Legas Salvini edhe më parë e ka deklaruar qartë, se nuk do t’i nënshtrohet më “dikatit” fiskal të Brukselit. Salvini preferon më shumë borxhe dhe madje edhe një lloj monedhe paralele për Italinë. Por ka edhe të tjera arsye, përse ai konsiderohet si i rrezikshëm prej shumë politikanëve në Bruksel.

Kryeministri i mundshëm në të ardhmen në Itali ka shpallur nga brenda një “revolucion të BE-së”. Ai është fare pranë ideve dekonstruktive të Steve Bannon. Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump këshillon edhe kryetarin e Legas dhe e ndihmon atë në luftën e tij të vazhdueshme elektorale.

Pas kryeministrit hungarez, Viktor Orban do të ishte Matteo Salvini i dyti kryetar qeverie i hapur si nacionalist në BE. Një zgjidhje për çështjet e hapura në BE lidhur me migracionin dhe shpërndarjen e refugjatëve me një figurë drejtuese radikale të djathtë si Salvini në Itali do të ishte e pamundur.

Next Post
Politika mban frymën, KLP hap garën nesër për krijimin e SPAK

BE jep 42 milionë euro për drejtësinë: Do ngrihen 6 agjenci për ngritjen e SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In