• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italiani rrezikon burgun, vjen në Tiranë dhe dhunon vjehrrin në banesë

by Java News
09/05/2017 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një shtetas italian rrezikon të dënohet nga gjykata e Tiranës, pasi ka keqtrajtuar vjehrin e tij brenda në banesë. Luigi Semeraro prej 8 vjet që është martuar me një shtetase shqiptare. Por pasi kanë qëndruar disa vite në Itali, janë rikthyer në Shqipëri. Pikërisht këtu shtetasi italian ka mbetur pa punë, dhe ka filluar të konsumojë pije alkoolike dhe të shfaqë shenja dhune në ambjentet e familjes. Kjo rrjedhojë edhe e papunësisë dhe vështirësive ekonomike.

Luigi Semeraro rrezikon dënimin
Në datën 18 shkurt 2017 Admira Ramçaj (Semeraro) ka qenë në banesën e babait të saj, shtetasit të dëmtuar Sadri Ramçaj. Rreth orës 20:30 te shtëpia e të dëmtuarit ka shkuar i pandehuri Luigi Semeraro. I ka rënë derës dhe derën e ka hapur vjehrri i tij, shtetasi i dëmtuar Sadri Ramçaj. I pandehuri sapo ka hyrë brenda, i është vërsulur bashkëshortes së tij.

I dëmtuari Sadri Ramçaj dhe vajza tjetër i kanë dalë përpara për ta penguar,por i pandehuri ka hapur sirtarin e bufesë, ku ka marrë një filxhan çaji dhe me të ka goditur në kokë kunatën. Pas kësaj ka goditur vjehrrin Sadri Ramçaj me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Kanë ndërhyrë pjesëtarët e tjerë të familjes dhe kanë mundur ta ndalojnë të pandehurin që të mos vazhdonte më tej dhunën dhe e kanë nxjerrë jashtë. Jashtë, i pandehuri ka marrë një gur dhe ka thyer xhamin e parë të makinës së të dëmtuarit.

Në këto momente i dëmtuari ka njoftuar me telefon Komisariatin e Policisë Nr. 3. Në vend mbërrijnë forcat e Patrullave të Përgjithshme nr. 53/33 dhe 53/32, ku njëra bën të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të pandehurit dhe tjetra shoqërimin e të dëmtuarit për ndihmë mjekësore në repartin e traumave të Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor i datës 19 shkurt 2017 rezulton se te i dëmtuari Sadri Ramçaj konstatohet një ekimozë në syrin e djathtë, e shkaktuar nga mjet i fortë mbretës, e cila ka sjellë si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, i pandehuri Luigi Semeraro ka shpjeguar se ka qenë i dehur dhe se nuk mban mend se çfarë veprimesh ka kryer.

Nisur nga këto rrethana prokuroria ka marrë të pandehur Luigi Semeraro, i cili ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprës penale të “Dhunës në familje”. /ma.me

Next Post
Vërtetë ka ndryshuar Donald Trump?

Antiterrorizmi/ SHBA ndalon tabletat edhe nga linjat evropiane?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In