• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italiani që jeton në Shkodër akuzon politikën: Humba miken në tragjedi

by Java News
19/08/2018 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elisa Bozzo ishte një nga 42 viktimat e gjetura deri tani nga rrënojat e urës së rrëzuar në Xhenova. 34-vjeçarja po kalonte me makinë në momentin e shembjes së urës “Morandi”. Davide Malinarich është një nga miqtë e Elisës, i cili prej dy vitesh jeton me familjen e tij në Shkodër. Italiani tregon mes dhimbjes njohjen që kishte me vajzën e këndshme dhe familjen e saj përpara se të shpërngulej nga Italia.

“Xhenova është një vend i vogël në Itali. Ne të gjithë atje e njohim njëritjetrin. Unë e kam njohur Elisën, ajo është një vajzë 34- vjeçare, e cila humbi jetën e saj në një moshë shumë të re. Njoh edhe familjen e saj dhe kemi një rreth të përbashkët. Ishte një vajzë e mrekullueshme dhe një familje e mrekullueshme.

Elisa, në jetën e saj, ka bërë disa punë të ndryshme. Edhe atë ditë në atë urë të mallkuar ajo po shkonte në punë, si shumë të tjerë, dhe fatkeqësisht humbi jetën. Kur kam marrë vesh lajmin, jam ndjerë shumë keq, jo vetëm për miken time, por edhe për të gjithë ata që humbën jetën në këtë tragjedi”, tregon Davide.

Për të, një tragjedi e tillë në vendin e tij është si të përplasesh pas murit, ndërsa ka një mesazh për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre.

“Kam një mesazh ngushëllimi për të gjitha ato familje që humbën personat e tyre të dashur”, thotë italiani.

“Ne njihemi si një qytet që kemi pranë detin dhe na kanë cilësuar si qytet mbretërish. Ashtu siç kemi përballuar stuhitë e detit, ashtu duhet të përballojmë edhe këtë tragjedi.

Për ne që jemi spostuar në shtete të tjera, lajmet e mira vijnë me shumë vonesë, ndërsa lajmi i keq vjen shumë shpejt. Ashtu si gjithë të tjerët, unë ndihem shumë keq”. Italiani që jeton në Shkodër shton më tej se si një njohës i mirë i Xhenovës, ura “Morandi” gjithnjë ishte një rrezik për qytetin. Për të aty ka gisht politika.

“Të shumtë kanë qenë ata njerëz që kanë thënë se ura është e rrezikshme, ashtu siç të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë se nuk është e rrezikshme”, tregon Davide.

“Duke marrë parasysh se shteti ka ndërtuar një urë mbi shtëpitë, normalisht që ka qenë shumë e rrezikshme. Shpresoj që shteti të marrë mësimin e duhur sepse janë dëmtuar edhe 700 shtëpi.

Një shprehje e vjetër thotë se kush gabon, edhe paguan, dhe shpresoj që shteti të bëjë gjënë e duhur”, përfundon italiani, ndërsa ndjen një dhimbje të madhe për atë që ka ndodhur në qytetin e tij, përgatiti Panorama.

 

 

Next Post
Në Kinë mund ta taksohesh edhe për fëmijët

Në Kinë mund ta taksohesh edhe për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit!

September 10, 2026
Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

September 10, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Gjyqtarët kallëzuan Malajn në SPAK për pagat, Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

September 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 11 Shtator 2026

September 10, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës fryn buxhetin, në mars-korrik u arkëtuan 18 milionë euro

September 10, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Procesi në Hagë, Prokuroria: Thaçi udhëhoqi një skemë për ndikimin e dëshmitarëve nga paraburgimi

September 10, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Bllokimi i pagave / Gjyqtarët e prokurorët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe drejtuesit e Thesarit

September 10, 2026
Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

September 10, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta

September 10, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Debati për pagat e gjyqtarëve, Gogu: Vendimin do ta marrë Kuvendi

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com