Stafi i kombëtares shqiptare do të shtohet me një tjetër italian në dhjetor, me një rol që nuk ka qenë më parë. Është Oreste Cinquini anëtari më i ri, i cili do të jetë drejtor teknik i kombëtares. Lajmi është bërë i ditur nga “Panorama Sport”, e cila shkruan se këtë e kishte paralajmëruar dy ditë më parë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera. Cinquini ka pasur poste drejtues te Bologna, Lazio, Udinese e klube të tjerë të Serie A, ndërkohë që ka qenë në stafin e Fabio Capellos në kombëtaren ruse.