• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italianët të marrosur pas Ksamilit: “Shqipëria që nuk e prisni”

by Java News
20/04/2017 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me titullin: “Ksamili, Shqipëria që nuk e prisni” portali italian iu bën thirrje turistëve që të vizitojnë. Dhe ja se çfarë shkruhet në të:

“Ksamili, emër i cili nënkupton ‘gjashtë milje’ është një vend gjysmë i panjohur që dikur ishte një fshat i vogël peshkatarësh. Gjendet përballë Korfuzit dhe është më pak i njohur se Saranda apo parku arkeologjik i Butrintit.

Por, e ardhmja turistike e këtij vendi është e sigurt, kjo falë bukurisë, plazheve të vogla të fshehura e ujërave të kthjellët. Në të do të gjeni njësi akomoduese qoftë hotele apo edhe apartamente me qira, që dikur mbusheshin nga shqiptarët tani gjithnjë e më shumë nga të huajt”.

Shqipëria që nuk e pret

Ksamili gjendet 17 km larg nga Saranda. Në të gjenden plazhe për të gjitha preferencat: me rërë, me gurë apo edhe me shkëmbinj. Ka katër ishuj të vegjël që mund të arrihen me not, por edhe me mjete të vogla uji. Uji kudo ka ngjyrë turkeze dhe transparente. Natyrisht në muajin gusht ky vend është i mbipopulluar ndaj nëse dëshironi qetësi mund të zgjidhni ta vizitoni në një periudhë tjetër.

Ndërsa plazhet më të njohura janë : Bora Bora, Tre ishujt, por edhe ato që janë të fshehur te ishujt më të vegjël. Kushton shumë pak rezervimi i një çadre, rreth 4 euro, por kjo shifër mund të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin. Ka edhe plot bare e restorante nëse dëshironi që të mos largoheni shumë nga vendi ku keni zgjedhur të bëni plazh. Duhet të bëni kujdes nëse keni fëmijë të vegjël dhe t’i siguroni pasi deti ka thellësi.

Përveç detit e plazheve në Ksamil ka atraksione të tjera për t’i vizituar. Gjëja e parë që duhet të bëni dhe nuk duhet ta humbisni është të vizitoni Parkun Arkeologjik të Butrintit, që është trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO. “Syri i Kaltër” është gjithashtu një tjetër atraksion turistik i cili vlerësohet si tejet i veçantë pasi në të ndërthuret gjelbërimi dhe bluja e thellë e ujit. Me pak fjalë, Ksamili është një destinacion i ‘parrahur’ nga turizmi masiv ndaj duhet të përfitoni dhe ta vizitoni tani./Monitor

ma.me

Next Post
E panjohura/Serbia përcolli dy ditë më parë dokumentacion tjetër për Haradinajn

Haradinaj: Nga kjo gjendje duhet të shkohet në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In