• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Italianët të magjepsur nga Shqipëria

by A R
21/08/2017 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media të shumta të huaja kanë folur për bukuritë e Shqipërisë, duke i thurur asaj lavde të cilat i meriton pa diskutim.

Këtë herë për bukurinë e vendit tonë, e sidomos për bregdetin, është folur nga një media prestigjioze italiane “Libero Quotidiano”.

Gazetari Giuseppe Spatola, rrëfen udhëtimin e tij në “vendin e shqiponjave”, duke mos u kursyer në përshkrime.

Spatola shprehet i mahnitur jo vetëm nga bukuria e bregdetit të jugut, por mbi të gjitha për çmimet e lira dhe ushqimet e shijshme.

Sipas tij, dalëngadalë Shqipëria po kthehet një parajsë e fshehur në Evropë e cila po zbulohet gjithnjë e më tepër nga turistët e huaj.

Shkrimi i plotë i botuar në “Libero Quotidiano”:
Dhjetë ditë në Shqipëri për të zbuluar një qoshe të harruar nga Italia. Po, sepse kush vendos që të udhëtojë drejt vendit të shqiponjave nuk mund të injorojë historinë që ka lidhur dhe lidh akoma të dy vendet.

Një binjakëzim i hollë, por i fortë, që  fillon të kuptohet pasi ke përshkruar kilometra nga Tirana në drejtim të Beratit, duke shkuar në Himarë dhe Ksamil, Gjirokastër dhe Korçë, e më pas në Vlorë, ku deti i kristaltë, bunkerët e socializmit dhe terreni malor po i japin zemër turizmit të një destinacioni të ri me kosto të ulët.

Për më tepër, Shqipëria është një vend i tëri për t’u zbuluar, shumë larg nga turizmi klasik i masës.

Edhe pse pjesa më e vështirë është paragjykimi i atyre që e kujtojnë vendin vetëm me anijet famëkeqe  dhe nuk e kuptojnë se është bregu tjetër i rivierës Puliane dhe Greke.

Sigurisht që Shqipëria ka akoma shumë rrugë për të bërë në mënyrë që të fitojë një vend krah destinacioneve të tjera europiane, por hapi i parë është ndërmarrë tashmë.

E kanë kuptuar dhe në Bruksel, të cilët kanë  financuar me rreth 1.5 milionë euro rrugën e re të detit të Vlorës, me projektues kryesor Italinë.  Shumë keq që autostrada përfundon dhjetëra kilometra para kryeqytetit të jugut, më kantierë të bllokuar prej dështimit të shoqërisë së ndërtimit, që duhet thënë që është një firmë italiane.

Udhëtimi
Pjesa më e vështirë është pikërisht udhëtimi, me tragetet që të kujtojnë anijet e vjetra dhe rrugët, që jo gjithmonë janë në lartësinë e duhur. Me 725 euro një familje me katër persona, si kjo e imja, paguan për kalimin nga Brindisi në Vlorë.

Qëndrimi në Vlorë, në një hotel me katër yje ishte rekord për kursimet: 10 ditë për vetëm 700 euro në një suitë familjare në pikun e sezonit, që diku tjetër “do të binte kokës”.

Deri këtu shumë mirë, po çmimet? Për atë që e ka merak portofolin, Shqipëria është një parajsë, ku një pjatë linguni kushton 500 lekë (pak më shumë se 3 euro sipas kursit zyrtar) dhe një shezllon, plus çadër e paguan për një minimum nga 150 në 250 lekë.

Me pak fjalë: vende shumë të bukura, shumë afër me Italinë dhe me një leverdi të dukshme ekonomike. Destinacioni i ri i turizmit (sidomos i familjes) në mënyrë të pashmangshme anon nga jugu i Shqipërisë. Bregdeti shtrihet për 363 kilometra dhe pothuajse të gjitha plazhet janë të lira.

Në afërsi të Vlorës ka plazhe shumë të këndshme si Paradise Beach, perfekte për fëmijët, ose si Orikumi, me ujëra të qarta si kristal. Aty afër, mali i Llogarasë, ju ofron mundësinë të shihni një panoramë të mrekullueshme. Ujërat blu, pika e takimit midis Adriatikut dhe Jonit, dhe ishujt e veriut grek, Diapondie, shfaqen në sfondin e kësaj panorame të këndshme natyrore. Bregdeti i jugut ka plazhe për të gjitha shijet. Dhërmiu është i egër dhe ju lejon të arrini në shpellën e bukur Pirate pranë detit. Drimadhes është një gji i madh me rërë të bardhë i rrethuar nga bimësia e dendur. Më tej është plazhi i Palase, për të jetuar në paqe dhe liri.

Në këto parajsa akoma edhe sot vigjëlojnë qindra bunkerë të braktisur me të cilët diktatori Enver Hoxha mendonte ta mbronte vendin e tij nga një pushtim që në fund nuk ndodhi kurrë. Dhe sot, që po ndodh pushtimi paqësor i italianëve, gjermanëve dhe francezëve, shqiptarët kanë zbuluar se ata i kanë të gjitha mundësitë që të jetojnë pa u larguar nga atdheu i tyre.

Pranë Dhërmit, ushtarët kanë lënë të lirë një nga vendet simbolike të bregdetit, plazhi i pacenuar i Gjipesë që hapet në këmbët e një kanioni natyror. Gjithçka falas, sigurisht, ku e vetmja gjë që duhet paguar është parkimi (100 lekë) së bashku me lodhjen për të ecur të paktën 30 minuta rrugë të vështirë para uljes në plazh.

Në restorant
Poshtë, në mesin e kapanoneve, Elvisi (që mamaja, e ka quajtur me emrin e këngëtarit, duke injoruar diktimin e izolimit të imponuar nga komunizmi) drejton restorantin nën bimën e fierit. Me 11 mijë lekë për shtatë vetë mund të hash shumë mirë peshk, pulë, perime dhe birrë. Jo vetëm. Në të gjithë segmentin rrugor deri në Sarandë në kufi me Korfuzin mund të shijosh natyrën e detit blu dhe ushqime, ku qepa është bazë në çdo pjatë.

Nuk mund të lini pa parë Porto Palermo, me fortesën e saj të ndërtuar nga Alì Pasha dhe portin e vogël, që u përdor nga sovjetët për të fshehur nëndetëset në Adriatik. Më tej, në jug, malet janë më të shpërndara dhe arrini në plazhet e ngushta midis shkëmbinjve në Sarandë.

Kjo e fundit është bërë Montekarlo e Shqipërisë me hotele bregdetare të mëdha të mbushura plot, plazhe të mbuluara nga çadra dhe lokalet e modeli Ibiza si dhe Gjetjet arkeologjike të Butrintit (një teatër i madh romak dhe një bazilikë e hershme e krishterë). Pra, duke sfiduar paragjykimet, vendi i shqiponjave është gati të fluturojë.

artikulli italian/Shqiptarja

Next Post
FOTO/ Presidenti me sytë nga qielli…

FOTO/ Presidenti me sytë nga qielli...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com