• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italianët reportazh nga Kapshtica: Valë tronditëse refugjatësh drejt Shqipërisë

by Aalison Pearse Stevens
01/03/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtypi italian po i kushton një vëmendje të veçantë situatës së refugjatëve në kufijtë grekë për shkak se Italia druhet se një ndryshim i mundshëm i itinerarit të refugjatëve do të përfshijë edhe atë vetë. Korrespondentë të shumtë janë mbledhur në Kapshticë në pritje të ngjarjeve që mund të zhvillohen me shpejtësi nëse refugjatët dynden në kufirin shqiptar. Frika e italianëve është se pasi të hyjnë në Shqipëri, refugjatët do të lidhen me trafikantët që do i dërgojnë në Itali me skafe. Sipas tyre, trafikantët po përgatiten për biznesin e ri, ndaj edhe “shpërthimi” në kufij do të jetë i afërt. Më poshtë reportazhi në gazetën italiane “La Stampa”:

Nga Nikolo Zancan, i dërguar në Kapshticë

Shiu bie pa pushim në malet e ashpra të Shqipërisë, këtij kufiri të ri të Europës. Thuhet se 55 refugjatët e parë qëndrojnë të fshehur në 40 kilometra distancë, gati të hapin një rrugë të re.

“Jemi në gatishmëri, i presim”, thotë Mariel Temo i zyrës doganore. Prej 14 vjetësh ai merret me kontrollin e mallrave në doganë, të kamionëve që vijnë nga Stambolli përmes Selanikut në Greqi e ndjekin rrugën e Tiranës, të ngarkuar me gjithçka mund të përmbajë tregu.

kriza harta

Por tashmë këtu, në këtë cep të largët të Ballkanit, të gjithë presin të shfaqn burra, gra e fëmijë nga ana tjetër e kufirit. Të njëjtët që Italia i pret të shfaqen në brigjet pulieze, jo pa shqetësim. Skenari është tashmë konkret në pikën që policia shqiptare në ditët e kaluara, ka sekuestruar 12 gomone gati për përdorim. “Pasi, si thotë një zyrtar i antikrimit në Vlorë, – trafikantët e drogës po pajisen për t’iu përshtatur biznesit të ri”.

Ndoshta do të ndodhë vërtet, ky lloj rikthimi në histori. Shqipëria, Italia. Deti është në mes dhe shpresa për të bashkuar dy tokat. Ende askush nuk mund të thojë me saktësi se kur do ndodhë. Dje, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi: “Nuk do ngremë mure, por as mund t’i presim të gjithë”.

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh Europës gjatë një interviste në emisionin televiziv Top Story, një nga më të ndjekurit: “Nuk kemi forcën ekonomike për të mbajtur të vetëm peshën e kësaj emergjence. Por do të bëjnë pjesën tonë”. Ajo që po ndodh këti është se në pranverë mund të përfshijë edhe Italinë drejtpërdrejt, nuk është gjë tjetër veçse një efekt domino në kufij. Rezultati është izolimi i tmerrshëm në të cilin sot gjendet Greqia.

Duke e parë nga veriu në jug situate është e tillë: Austria ka pezulluar Shengenin me një vendim të njëanshëm, Hungaria është mbyllur pas mureve dhe ksenofobisë, Sllovenia ka ndërtuar pengesa dhe dy kampe pritjeje, ku refugjatët grumbullohen dhe nisen me trena specialë, Kroacia dhe Serbia po kthejnë pas edhe sirianët e afganët: vetëm dje 300 persona janë rikthyer në Maqedoni. Maqedonia, nga ana e saj, ka blinduar kufirin në jug me Greqinë. Dhe pikërisht në zonën mes fshatit maqedonas, Gevgelija dhe atij grek të Idomenit, ku kanë kaluar përherë refugjatët, situata është bërë shpërthyese. Pasi ata nuk mund të kalojnë më.

Nuk kalojnë më 100 persona në ditë, por vetëm sirianët dhe irakianët me dokumente të rregullta e origjinale. Sa më shumë kalojnë, aq më shumë mbërrijnë, dhe përfundimi është katastrofa humanitare. Në një kamp me kapacitet maksiman prej 1500 vendesh, tashmë janë grumbulluar mbi 8 mijë persona.

“Druhen se kufiri mund të mbyllet fare”, thonë aktivistë të Mjekëve pa Kufij. Sipas tyre, askush nuk mendonte se mund të gjente një trajtim të tillë në Europë.

Ja përse Greqia trembet dhe me të drejtë, mos shndërrohet në një “magazinë shpirtërash”.  Dhe kjo është arsyeja përse 300 kilometra më larg në drejtimin verilindje në kufirin shqiptar, po përgatiten. Të gjithë ngrenë hipoteza për një ndryshim të itinerarit. Pasi uji nuk mund të mbahet për shumë kohë e asnjë mur nuk mund ta bllokojë.

“Ka ditë në të cilat flitet për një emergjencë të mundshme”, shpjegon Mariel Temo në doganën e Kapshticës. “Këtu nuk ka arritur askush, por disa kamionistë më kanë sinjalizuar për një kamp me 500 refugjatë shumë afër kufirit grek”.

Kjo do të ishte një rrugë shumë e vështirë drejt Europës. Ngjitje, shira, rrugë treni të lëna pasdore, qenë rrugësh e varfëri. Qeveria ka caktuar dy kazerma të vjetra në zonë për pritjen e parë. askush nuk di të thojë me siguri se çfarë do të ndodhë. Prej muajsh, debati politik në Shqipëri është përqëndruar në reformën e sistemit të Drejtësisë. Diskutohet edhe për ligje antikorrupsion dhe papunësinë e të rinjve. Tashmë po shihet me shqetësim nga kufiri grek.

Përgatiti: Juli Prifti / tesheshi.com

Next Post

I dëgjoni këto tinguj? Zbulojnë moshën e veshëve tuaj (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In