• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Italianët që ëndërronin Shqipërinë komuniste

by A R
19/05/2018 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia është sot partneri më strategjik e mbështetës i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Dy vendet përballë Adriatikut kanë një marrëdhënie shumëvjeçare mjaft të mirë mes tyre dhe pse në epoka të caktuara historike ka njohur dhe vështirësi.

E tillë është periudha e sistemit komunist në Shqipëri që për gjysëm shekulli izoloi vendin tonë nga e gjithë bota.

Për të analizuar marrëdhëniet Itali-Shqipëri përgjatë viteve të Luftës së Ftohtë me iniciativën e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Ambasadës shqiptare në Romë u organizua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetitn Roma 3, një seminar shkencor i cili prezantoi publikimin për herë të parë në gjuhën italiane të dy punimeve historike me një dokumentacion të gjerë arkivor që pasqyrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Italia që ëndërronte Enverin” është botimi studimor i autorit Nicola Pedrazzi, i cili ka hulumtuar në arkivat e dy shteteve duke bashkuar për herë të parë dokumentacionin politik e diplomatik në vitet e regjimit të diktaturës së Enver Hoxhës.

Historiani italian Nicola Pedrazzi thotë se dhe në Itali kishte grupe të vogla që ëndërronin Shqipërinë.

“Titulli i librit “Italia që ëndërronte Enverin” është qëllimisht një paradoks pasi jemi mësuar gjithmonë me imazhin e shqiptarëve që në vitet 70-80 ëndërronin Italinë përmes televizonit italian. Ky titull hedh poshtë këtë histori duke dokumentuar se në Itali ekzistonin grupe të vogla të së majtës ekstra parlamentare italiane që ëndërronin Shqipërinë e Enver Hoxhës si një model realizimi politik.

Historia e Shqipërisë nuk është studiuar sa duhet deklaron studiuesi italian, Ka një punë të madhe për ‘u bërë mbi memorien historike të këtij vendi”, tha Nicola Pedrazzi.

“Në arkivat shqiptare ekziston një dokumentacion i gjerë i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë gjatë luftës së ftohtë Gjatë hulumtimeve në arkiva mund të gjesh mjaft dokumenta të reja dhe emociunese, por ajo që unë sygjeroj për studiuesit e rinj të historisë së Shqipërisë, është mjaft e rëndësishme të studiojnë në mënyrë e metoda shkencore të gjitha arkivat duke lënë mënjanë emocionet e duke punuar me shumë impenjim. Është e dukshme që për gjysmë shekulli në Shqipëri ka ekzistuar vetëm historiografia komuniste. Tani gjërat janë ndryshe. Ka ardhur momenti të shkruhet historia e Shqipërisë aktuale”,tha Nicola Pedrazzi.

Në seminarin shkencor ishin të pranishëm Ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Cutillo, Ambasadorja e Shqipërisë në Romë znj. Anila Bitri si dhe studiues dhe profesorë nga Universitetet më të rëndësishme italiane.

Profesori arbëresh Francesco Altimari i Universitetit të Kalabrisë përcolli memorien e popullit arbëresh përgjatë periudhës së izolimit komunist të Shqipërisë.(oranews)

Next Post
Sherr mes të rinjve në Vlorë, dy vëllezër plagosen me kaçavidë

Konflikti me armë, zbardhet sherri mes shokëve në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In