• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italianët ‘fiksohen’ me “Shtëpinë me gjethe”. Jehonë muzeut në Tiranë

by A R
19/11/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesin e sotëm Edi Rama poston një artikull të mediave italiane mbi Tiranën dhe rikthimin në muzeume të institucioneve famëkeqe të komunizmit, si Shtëpia e Gjetheve.

MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull për Shqipërinë në “La Repubblica”, ju uroj një të dielë të qetë

Kujtesë në Tiranë
Nis një rrugëtim i thirrjes së kujtesës kolektive mbi regjimin, të cilën qeveria e Edi Ramës po e bën me kurajo.

Këtu e quajnë Rilindje dhe parashikon çeljen e hapësirave që dukeshin të destinuara për të qenë të dënuara. Por që tanimë, kanë një të ardhme
nga Antonella GAETA

Gjethet bëjnë zhurmë vetëm kur i shkel, si një qilim që kërcet nën këmbë, të këputura prej erës treten, aq sa nuk arrin t’i numërosh. Gjethet qenë njerëzit, dosjet që mbanin emra; damarë gjethesh, zërat e tyre, që i dëgjoje në çdo frymëmarrje, kudo.
Ta quash muzeun e Sigurimit, shërbimit famëkeq sekret shqiptar, ”Shtëpia e gjetheve”, ka një sërë arsyesh.

E para është që vendi ku ndodhet, në qendër të Tiranës, është i tëri i mbuluar nga gjethet, për ta fshehur më mirë, për të të lënë të kuptoje që drithërima dhe misteri t’i ngjanin sa më shumë një tregimi të Edgar Allan Poe. Dhe është pikërisht kështu nëse e viziton. Në ’31 u ndërtua si klinikë gjinekologjike, lindnin fëmijët atje.

Gjatë pushtimit gjerman, që pasoi atë italian, Gestapoja e mori dhe e shndërroi në atë lloj errësire, saqë ajo u përvetësua përfundimisht nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, i vdekur në 1985.

Shtëpia e Gjetheve, një ide e ngjashme me Muzeun e Stasit në Berlin, u inaugurua majin e kaluar, e restauruar në mënyrë perfekte nga arkitektja italiane, Elisabetta Terragni, e cila diti t’i ruante hapësirat të paprekura, diti ta kthente ndjenjën e të ftohtit që merr në vendet e marrjes në pyetje dhe të torturës të të dyshuarve, një udhëtim gri kafkian, çimkat e vizatuara në mure, gjigante. Aparaturat janë të gjitha të ndezura, era e tyre dhe zhurma e vazhdueshme janë penetruese dhe të duket sikur dëgjon zërat e jetëve të të tjerëve.

Korridoret, hierarkia e agjentëve të Sigurimit, kapotat e tyre fantazmagorike, dhoma si ajo e trapanëve, që shërbenin për të bërë vrima në mur dhe për të vendosur sisteme përgjimi, të gjetura enkas për çimkat, që nga llullat mbi mobilje, një rrjet dëgjimi për të gjithë kombin. Mjaftonte të hidhje dyshime, në çdo lloj mënyre, dhe përfundoje këtu. Një katedrale dyshimesh dhe tmerresh enveriste.

Hapja e kësaj shtëpie hyn në një udhëtim rindërtues të memories kolektive të periudhës së diktaturës, që qeveria e Edi Ramës po përmbush. Kjo përkoi edhe me hapjen e bunkerit (“të përhapur si kërpudhat”, ashtu si tregon kryetari i bashkisë së Tiranës, 38-vjeçari, Erion Veliaj), të kampeve të përqëndrimit, të dosjeve.

Në mandatin e saj të dytë me Ramën, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tregon: “Gjatë kërkimit të hapësirave kemi bërë zbulime të pabesueshme, si ajo e bunkerit të madh i mbyllur për 25 vjet”. Ishte gërmuar brenda malit përballë Tiranës, pesë kate, 180 dhoma me një parlament antibërthamor, tunele gjithandej, nuk u përdor asnjëherë dhe flet për maninë e Hoxhës, paranojën e tij për Armikun në prag të derës. “Aty ka një ekspozitë të përkohshme, e bëmë të vizitueshëm dhe e quajtëm Bunkart I.

Në qendër, një tjetër më i vogël, Bunkart II, është shndërruar në një hapësirë muzeale, ashtu si me Shtëpinë e Gjetheve. Kur isha e re, thotë ajo, ajo ndërtesë e mbuluar me gjethe më dukej misterioze, kaloja para saj çdo ditë, të gjithë e dinin se ishte e Sigurimit, i shihnim të hynin dhe të dilnin. Gjatë viteve të fundit të regjimit, ajo shkaktonte akoma më shumë frikë, psikologji e pastër e terrorit që çonte në autocensurë: mendonim se ishim të gjithë të përgjuar. Pastaj u mbyll, por, në një moment, me kryeministrin propozuam të hapnim gjithçka që ishte e mbyllur dhe e magazinuar që prej ’46. Bërja e saj ka një vlerë të jashtëzakonshme edukative. Na shërben për të mos harruar të keqen, që ajo të mos përsëritet. Shërben për t’iu treguar të rinjve në mënyrë objektive sesi ishte jeta ime, pasi kështu kuptojmë më mirë: nëse flas subjektivisht marr rolin e viktimës.

Ky nuk ishte një proces i lehtë në 25 vite parademokraci, por tani jemi një qeveri e re, asnjë prej nesh nuk ka qenë i përfshirë në diktaturë, jemi më të lirë dhe është momenti të bëjmë ndryshimin dhe për këtë arsye u hapën edhe dosjet. Si ministre, nuk më takon të flas për historinë, ka vende që njerëzve u flasin më mirë se unë, si për shembull shtëpia e Enver Hoxhës, kampet e përqëndrimit dhe burgu i Spaçit. Detyra ime është të aktivizoj procesin përmbyllës të saj që mbetet.

Piramida është vendi tjetër që do të trasformohet në një qendër për të rinjtë, mauzoleu që diktatori ndërtoi në qendër të qytetit dhe që dikur u mendua edhe që të shembej. “Ia kemi besuar këtë projekt Winy Maas, arkitektit të njohur holandez, të Markhthal, ndërtesa simbol e Roterdamit. Do të bëhet qendra e kulturës pop për artistët e rinj, me salla projeksioni, leximi, argëtimi, një fabrikë arti të themi”, thotë kryebashkiaku Veliaj, i cili përshpejtoi edhe ristrukturimin e sheshit ”Skënderbej”. “Më parë, vazhdon, ishte menduar që gjithkush të ndihej i vogël përballë autoritarizmit të strukturave përreth, të Muzeut Kombëtar, të Teatrit të Operas në Pallatin e Kulturës.

Në qendrën e sheshit të ri je në lartësinë 2,7 metra. Ristrukturimet nuk duhet të shkatërrojnë, por të ndryshojnë raportin me këtë ideologji”.

Një ristrukturim total do t’i bëhet Muzeut Kombëtar, shembull tipik i arkitekturës socialiste, «një muze ideologjik me hapësira gjigante që do të ndryshohet në mënyrën e të treguarit të historisë shqiptare, të njerëzve që kanë jetuar këtu, një kryqëzim i shumë identiteteve, gjuhëve, bashkekzistencës fetare», përfundon ministrja Kumbaro, e cila ka hapur katër muze në katër vjet.

Kjo ishte gjithçka, ndërkohë që Stefano Boeri dizenjon planin e ri urbanistik të Tiranës duke projektuar rrethimin e saj nga një pyll orbital me dy milionë pemë për 13 vjet, duke zëvendësuar plotësisht bimësinë e qytetit.

Rilindja, siç kanë dëshirë ta quajnë këtu, vazhdon.

Next Post
Konfirmon Zidane: Sergio Ramos ka thyer hundën

Konfirmon Zidane: Sergio Ramos ka thyer hundën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

August 18, 2026
Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

August 18, 2026
Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

August 18, 2026
“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

August 18, 2026
Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com