• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Italianët e fiksuar pas nesh :“Shqipëria një destinacion shumë i bukur”

by Java News
19/01/2020 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flukset turistike të italianëve drejt Shqipërisë janë në rritje dhe kjo forcon partneritetin mes dy vendeve, i cili duhet të shtrihet edhe te turizmi i Origjinës.Kështu u shpreh, Anna Laura Orrico, Nënsekretarja e Shtetit për Trashëgiminë, Veprimtaritë Kulturore dhe Turizmin në Itali, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

“Sigurisht që Shqipëria është një destinacion shumë i bukur. Ka bukuri piktoreske, natyrë të mrekullueshme. Ka peizazhe me ngjashmëri morfologjike me vendet e Italisë së jugut. Ka një sintoni shumë të mirë mes dy vendeve”,- tha ajo për ATSH.

“Flukset turistike të italianëve drejt Shqipërisë janë në rritje. Dhe partneriteti që ekziston mes dy vendeve mund të forcohet më tej, jo vetëm në aspektin turistik, por edhe atë kulturor, pasi jemi bijë të së njëjtës nënë. Rajoni i Mesdheut është një rajon shumë i rëndësishëm i pasur me kulturë 1000-vjeçare, dhe mbi këtë kulturë mund të ndërtohen trajektore të reja turistike për të rritur vlerën e të dyja vendeve”,- theksoi Orrico, nënsekretarja e Shtetit për Trashëgiminë, Veprimtaritë Kulturore dhe Turizmin në Itali.

“Në veçanti më pëlqen të zhvillojmë së bashku me Shqipërinë, turizmin e origjinës. Në Italinë e jugut, në zonën time të Kalabrisë, kemi një prezencë të rëndësishme të komunitetit arbëresh. Mendoj se do të jetë interesante jo vetëm për arbëreshët, por dhe për italianët, që të njohin Shqipërinë, duke vlerësuar kulturën dhe traditën arbëreshe, por dhe për shqiptarët, për të rivlerësuar origjinën e tyre të lashtë. Dhe më pas janë qytetet historike. Në Shqipëri ka shumë qytete të tilla dhe Italia është vendi i historisë dhe mbase do të kemi një binjakëzim të qyteteve historike të të dyja vendeve”,- nënvizoi ajo.

“Të vij në Shqipëri është sikur të jem në shtëpi. Kam gjetur një mikpritje të jashtëzakonshme, të njëjta me ato që kanë komunitetet arbëreshë dhe krenarinë arbëreshe. Jam e lumtur që jam këtu”,- tha Anna Laura Orrico, Nënsekretarja e Shtetit për Trashëgiminë, Veprimtaritë Kulturore dhe Turizmin në Itali, e cila të martën ishte i pranishëm në Tiranë në samitin e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për për turizmin, solidaritetin dhe qëndrueshmërinë, ku morën pjesë dhe ministrat e turizmit të rajonit dhe operatorë të rëndësishëm turistik. ATSH

Next Post
Pas kuintat e Estradës/ Pas Nores dhe Robertit ndahet Tuna dhe Patrisi?!

Pas kuintat e Estradës/ Pas Nores dhe Robertit ndahet Tuna dhe Patrisi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In