• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia zgjedh sot parlamentin e ri, në garë edhe 4 shqiptarë. Ja kë favorizojnë sondazhet

by Java News
04/03/2018 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në Itali po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Rreth 46 milionë italianë janë thirrur për të votuar legjislaturën e re të Parlamentit. Për herë të parë votohet me ligjin e ri elektoral i miratuar vetëm pak kohë më parë dhe i bazuar në një sistem elektoral të përzier mazhoritar e proporcional.

Legjislatura e re e Parlamentit Italian do ketë 618 deputetë, 309 senatorë e 18 parlamentarë të zgjedhur nga diaspora italiane.

Janë tre partitë që synojnë fitoren, Forza Italia e Silvio Berlusconit, që ka prezantuar tashmë si kandidat për kryeministër Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani; Lëvizja 5 Yjet e Luigi di Maios, 31-vjeçarit që pretendon t’i japë fund “status quo”-së dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë, e ish-kryeministrit Mateo Renzi, që sidoqoftë, nuk është në nivele fort të kënaqshme mbështetjeje.

Një parlament i fragmentarizuar duket se do të jetë rezultati më i mundshëm, me asnjë nga partitë apo koalicionet që duket se nuk do të mund të marrë mbështetje të mjaftueshme për të fituar një shumicë të qartë.

Fushata zgjedhore u karakterizua nga tone të ashpra debatesh politike por dhe episode dhune mes militantëve të ekstremizmit të majtë e të djathtë italianë. Në mjaft qytetet të vendit manifestimet elektorale u shndërruan në përleshje me forcat e rendit por dhe me thirrje raciste apo antifashiste.

Pak ditë pas nisjes së kësaj fushate një i ri italian për motive raciste qëlloi me armë zjarri kundër emigrantëve me ngjyrë në qytetin e Maceratës duke plagosur 4 prej tyre.

Kriza e emigracionit e fluksi i madh i emigrantëve klandestinë që cdo ditë zbarkojnë në brigjet italiane, sistemi fiskal, situata ekonomike, papunësia e problematikat sociale qënë temat kryesore të premtimeve elektorale.

Por cila është pritshmëria politike e këtyre zgjedhjeve? Cfarë thonë sondazhet?

Kushtetuta italiane ndalon publikimin e sondazheve elektorale 15 ditë para votës dhe rezultate e sondazheve të dy javëve më parë regjistronin një prioritet të koalicionit të djathë italiane në duel politik me Lëvizjen 5 Yje, ndërsa Partia Demokratike shënonte ulje.

Zgjedhjet politike në Itali kanë shqetësimin dhe vëmendjen e Brukselit pasi ligji i ri elektoral parashikon fitues atë forcë politike që merr të paktën 40 % të votës së italianëve, në rast të kundërt qeveria do të krijohet vetëm nga një koalicion i gjerë politik. Por forcat kryesore politike si të së majtës ashtu dhe të së djathtë janë shprehur kundër një koalicioni të tillë duke shfaqur rrezikun e krijimit të një qeverie teknike deri në zgjedhjet e reja. E një skenar i tillë politik do të thotë një mungesë stabiliteti në vend me rrjedhë negative në tregun ekonomik. Vota e të pavendosurve apo pjesëmarrja në votime sipas analistëve do të jetë përcaktuese në këto zgjedhje.

Të gjitha forcat politike bëjnë thirrje për të votuar e evituar mospjesëmarrjen. Në zgjedhjet vendore të 2017 pjesëmarrja në votime ishte në kuotën e mbi 60 %.

Në Itali jetojnë dhe gati gjysmë milioni shqiptarë. Rreth 200 mijë prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane e përllogaritet se nga 100-150 mijë emigrantë shqiptarë kanë të drejtën e votës.

Kandidojnë edhe 4 shqiptarë, Bruna Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta, Elona Gaxha.

a.ç

Next Post
DETAJE/Debati në zyrën e prokurorit, qytetari e goditi pas sherrit për dosjen

DETAJE/Debati në zyrën e prokurorit, qytetari e goditi pas sherrit për dosjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Pas largimit nga detyra, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

August 23, 2026
‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

August 23, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

August 23, 2026
Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Gusht 2026

August 23, 2026
Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

August 23, 2026
“Çdo ngritje çmimi, abuzim”, OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! Ja si funksionon “orari pik”

Lufta dhe temperaturat ekstreme rrisin presionin mbi çmimet e bukës dhe makaronave

August 23, 2026
Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com