ITALI
Një 47-vjeçare shqiptare vodhi një krem kundër rrudhave në qendrën tregtare “Il Mirto” në Corso de Stefanis.
Gruaja u pa nga personeli i dyqanit duke fshehur paketën midis rafteve dhe duke e vendosur produktin në qese. Ky produkt kishte një vlerë jo më të madhe se 37 euro, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Personeli i dyqanit bllokoi gruan dhe një patrullë policie mbërriti në vendngjarje.
Gruaja u raportua në komisariat për veprën penale “vjedhje e rëndë”.