• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E njeh në Instagram dhe i vendos gjobë, 25-vjeçarja nga Gramshi e terrorizuar

by Java News
28/11/2020 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota virtuale është e pasigurt. Por të rinjtë shqiptarë as që pyesin për rreziqet që mbart komunikimi me të panjohur.

Të etur për të gjetur në anën tjetër të tastierës një person që mund ta besojnë, në përfundim ata kthehen në viktima të shantazheve të pafundme ose edhe të sulmeve seksuale.

Gazeta po sjell raste të adoleshentëve apo edhe të të rriturve që kanë përfunduar të zhvatur apo të kërcënuar, vetëm sepse hynë në komunikim me persona të dyshimtë. Dosja e radhës që krimet kibernetike morën në shqyrtim është ai i një 25-vjeçareje nga Gramshi me inicialet S. L që ndonëse e martuar dhe e shkolluar zuri shoqëri në Instagram me një djalë me inicialet F. M. Bisedat mes të dyve zgjatën një muaj.

“U bëmë miq, ndanim të njëjtat qëndrime për Shqipërinë dhe njerëzit. Nuk po flirtonim. Një ditë e lamë për kafe, pasi tim biri po i afrohej ditëlindja dhe F. M. më ftoi për kafe duke më thënë se kishte një dhuratë për tim bir”, kallëzon në polici 25-vjeçarja me banim në kryeqytet.

Dy të rinjtë që nuk ishin takuar asnjëherë, por që kishin kimi komunikimi vendosën të takoheshin e të pinin kafe miqësisht në zonën e Astirit. “Ky person me emrin Fabio, kështu ishte prezantuar në instagram gjatë kafes më tha t’ia jepja pak telefonin që të porosiste një taksi për mua , që të kthehesha në banesë. Ja dhashë. Fabio doli na lokali dhe nuk u kthye më”.

Por pikërisht pas këtij çasti nis ankthi i 25-vjeçares. Mbasi ka pritur dhe telefoni nuk hapej, ajo ka menduar se ishte vjedhur. Por kjo ishte më e pakta që mund t’i ndodhte. Me telefonin e saj në dorë i riu ka pasur mundësi të sigurojë akses në çdo fotografi personale, të sajat dhe bashkëshortit. Që të gjitha fotografi intime.

“Të nesërmen u telefonova nga një numër privat. Më urdhëroi hajde në qendër të Tiranës, do të jap telefonin, por sill 150 mijë lekë”.

Por 25-vjeçarja aty ka kuptuar se sapo kishte nisur horrori. Ndaj për t’i dhënë fund çdo kanosjeje dhe shantazhi që do ti bëhej në orët në vijim, ajo ka ndryshuar rrugë. Nga udhëtimi drejt qendrës, ia ka behur në polici.

“E reja tha se aty kishte fotografi personale intime dhe se parashikonte që pas momentit të takimit të niste gjobëvënia e saj”, shpjegon një oficer policie. Por ndërkohë policia ka nisur shërbimet policore dhe e ka shtyrë të renë që të paraqitet sipas orarit të caktuar në vendin ku kërkohej.

“E reja paraqitet në lokalin në fjalë, merr takim me një person dhe i kërkon telefonin, ashtu sikundër urdhërohej në udhëzime. Personi banakier i identifikuar më pas si shtetasi A.K, i kërkon 150 mijë lekë duke i thënë – që të marrësh telefonin duhet të japësh lekët”, shkruajnë agjentët në mbyllje të aksionit. E reja paguan shumën dhe merr telefonin dhe në çast agjentët e krimeve të ulur si klientë në kafene ndërhyjnë dhe arrestojnë banakierin.

Sipas burimeve të gazetës Si i riu ka treguar se po mbyllte një porosi që ia kishin lënë dhe se nuk kishte informacion se çfarë kishte ndodhur. Edhe denoncuesja tundi kokën dhe tha se banakierin nuk e njihte. A.K deklaron në procesverbal “rreth orës 13 u takova me D. K që më dha telefonin iphone dhe më njoftoi se do vinte ta merrte një vajzë e re, në rast se personi nuk jep 150 mijë lekë mos ja jep telefonin – më urdhëroi D.K rrëfen banakieri.

Burimet bëjnë me dije i se u gjet adresa e të riut të prezantuar si Fabio dhe që ka dhënë një version tjetër për tjetër,  por që nuk bazohet në prova, për sa kohë nga këqyrja e kamerave rrëzohet dëshmia e tij. Ai pretendon se njohu në Instagram një vajzë që ju prezantua si Alma dhe ai tregoi një emër të rremë.

“Pasi kemi folur gjatë shkuam në një hotel ku qëndruan për rreth dy orë. Kur dolëm nga hoteli vura re se më mungonin 120 mijë lekë, shtetasja me emrin Alma nuk m’i dha lekët dhe unë dyshoj që m’i vodhi ajo. Atëherë i mora telefonin dhe për këtë arsye u largova. Por të nesërmen ajo më kërkoi t’ia ktheja telefonin dhe se do më paguante”.

Në përfundim të një sërë veprimesh hetimore si këqyrjet e telefonave, komunikimet virtuale dhe të kamerave të sigurisë të dy të rinjtë përfunduan nën arrest për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, një vepër e njohur rëndom si gjobëvënie.(SI)

Next Post
Gjykata në Pensilvani/Një tjetër hap prapa për Donald Trump

Gjykata në Pensilvani/Një tjetër hap prapa për Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In