• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia vendos kufizime të reja nga përhapja e virusit

by Java News
27/02/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria italiane të shtunën, më 27 shkurt, njoftoi se ka vendosur kufizime të reja në pesë nga 20 rajonet e vendit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.Ky vendim i autoriteteve italiane vjen në kohën kur shkencëtarët paralajmëruan se variantet e reja të COVID-19, që janë më ngjitës, janë duke u përhapur në këtë shtet.

Italia ka krijuar një sistem të masave përmes kategorizimeve me ngjyra (e bardhë, e verdhë, e portokalltë dhe e kuqe) dhe masat vendosen në përputhje me nivelin e infektimit.

Për herë të parë, që prej janarit, dy rajonet Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe. Kjo do të thotë se kafenetë dhe restorantet do të mbyllen dhe do të ketë kufizim të lëvizjes dhe do të lejohet që të punojnë vetëm dyqanet me gjëra thelbësore.

Ndërkaq, në Lombardi dhe Piedmont dhe Marche po ashtu janë ashpërsuar masat, duke u kategorizuar në zonën portokalli. Në këto dy rajone, qytetarët nuk do të lejohen që të largohen nga qytetet e tyre, përveç në raste emergjente, për punë apo për arsye shëndetësore.

Qeveria tha se masat e reja në këto pesë rajone do të hyjnë në fuqi të hënën. Gjatë kësaj jave, autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se ka pasur rritje prej 35 për qind të rasteve të reja, krahasuar me një javë më parë.

“Shumica e shpërthimeve të reja, janë si pasojë e varianteve të reja. Jam i shqetësuar me progresin e epidemisë. Ne duhet të jemi vigjilent dhe duhet të intervenojmë shpejt”, tha këshilltari për shëndetësi në Itali, Gianni Rezza.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Italia është shtet i tetë në botë me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus. Sipas të dhënave të këtij universiteti, që prej nisjes së pandemisë, italia ka regjistruar mbi 2.8 milionë raste dhe mbi 97 mijë viktima. /Rel/

Next Post
Netanyahu letër publike Albin Kurtit: Të pres në Jerusalem për të inauguruar ambasadën e Kosovës

Netanyahu letër publike Albin Kurtit: Të pres në Jerusalem për të inauguruar ambasadën e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In