• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia shqetëson BE-në dhe tregjet

by Java News
22/05/2018 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa dhe tregjet kanë shfaqur një shqetësim në rritje përballë zhvillimeve politike në Itali, shtet themeltar i BE-së dhe i monedhës euro, që ndodhet shumë pranë drejtimit nga një qeveri populiste dhe euroskeptike.

Paralajmërimet nga ana e liderëve europianë janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit kundrejt koalicionit anti-europian që po krijohet në Romë.

Aq më shumë që ky koalicion nuk i fsheh qëllimet e tij për të zbatuar një politikë të rimëkëmbjes ekonomike duke anashkaluar deficitin publik dhe borxhin, rritet rreziku për të shkaktuar një krizë të euros.

Presidenti italian, Sergio Matarella kërkoi sot një etapë të re konsultimesh përpara vendimit nëse do të pranojë apo jo dekretimin e figurës së Guiseppe Conte, një jurist i panjohur nga publiku i gjerë i propozuar nga koalicioni mes Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe Ligës (ekstremi i djathtë) për të drejtuar qeverinë. Refuzimi i tij do të sillte zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker nuk pranoi të bëjë asnjë lloj komenti në pritje të vendimit.

“Ne jemi në dijeni që procesi kushtetues është në vijim dhe do të presim përfundimin e tij’’, u shpreh zëdhënësi i tij, Margaritis Schinas.

Por disa anëtarë të komisionit shprehën shqetësimin e tyre.

“Po ka diçka shqetësuese’’, pohoi në këtë mënyrë komisionerja Europiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom para takimit të sotëm ministror në Bruksel.

Euro vijon të mbetet nën presionin e dollarit, pasi regjistroi një ditë më parë nivelin më të ulët që prej mesit të muajit nëntor.

Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen ekonomike gjermane “Handelsblatt” zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis paralajmëroi se “Në parim, Komisioni Europian nuk ndërhyn në politikëm kombëtare. Por, për ne është e rëndësishme që qeveria e re italiane të respektojë objektivin e përcaktuar dhe të drejtojë një politikë buxhetore të arsyeshme”./b.d

Next Post
Klosi: Audio-përgjimi nuk ka asnjë vlerë, kauza e PD qesharake

Klosi: Audio-përgjimi nuk ka asnjë vlerë, kauza e PD qesharake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In