• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Italia shpërndan falas ilaçin kundër Covid-19, jep rezultate pozitive tek të prekurit

by Java News
16/03/2020 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në Itali përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike.

Ilaçi po shpërndahet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur kurën.

Pas autorizimit nga Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, terapia me Tocilizumab prej disa orësh ka nisur të përdoret në disa struktura spitalore në rajone të ndryshme italiane.

Kompania farmaceutike që tregton ilaçin në Itali, Roche, ka informuar se do ta shpërndajë atë falas në të gjitha rajonet italiane që do të prezantojnë kërkesën.

Kjo kompani po organizohet për të pasur të gjitha rezervat e duhura e përmes administratorit të përgjitshëm Maurizio De Cicco kërkon nga Agjencia Kombëtare italiane e Ilaçeve, një protokoll sa më shpejtë për të evituar abuzimet në përdorimin jo korrekt të Tocilizumab e nga ana tjetër për të dhënë përgjigje sa më pozitive për pacientët me Covid-19.

Deri më tani është informuar se po kurohen me Tocilizumab, 20 pacientë në rajonin e Ligurias të shtruar në spitalin San Martino të Genovas, 11 pacientë në rajonin Marche, në spitalet e Pesaro e Fano, 8 pacientë në spitalin Annuziata të Kozencës në Kalabri, e në rajonin e Toskanës ku kërkesa për përdorimin e tij është për 164 pacientë dhe ilaçi është autorizuar vetëm për 61 prej tyre.

Ilaçi Tocilizumab ka nisur të përdoret dhe në rajonin e Lombardisë ku numri i pacientëve të infektuar në terapi intesive është mjaft i lartë.

Këshilltari rajonal për shëndetësinë në Lombardi, Giulio Gallera, informon se ka nisur përdorimi i këtij ilaçi në disa pacientë të këtij rajoni.

Po kurohet me këtë terapi dhe këshilltari për ekonominë Alessandor Matizonli i cili ka rezultuar pozitiv.

“Ky ilaç”, tha ai ‘’ka dhënë përmirësime tek pacientët”.

Dhe rajoni Marche informon se 8 nga 11 pacientë që kanë përdorur tocilizumab kanë reaguar mjaft mirë ndaj kurës.

“Ka nisur përdorimi i këtij medikamenti në spitalin “Riuniti Marche Nord” të Pesaros, informon drejtori i repartit të emegjencave të kësaj strukture, doktor Michele Tempesta e ka dhënë efekte të menjëhershme pozitive tek pacientët në gjendje jo shumë të rëndë dhe një përmirësim të lehtë tek pacientët në reanimacion e me frymëmarrje artificiale. Jemi në fazë eksperimentale e po tregojmë mjaft kujdes”, thotë ai.

Gjithashtu dhe shefi i repartit të urgjencës në sptialin Santa Croce të Fanos informon se “70-80 % të rasteve ku është përdorur Tocilizumab ka sjellë një përmirësim pozitiv tek pacientët brenda 24 orëve.”

Dhe në rajonin e Ligurias po kurohen 20 pacientët e parë, dhe rezultatet e terapisë kanë dhënë përgjigje inukurajuese .

Për herë të parë ilaçi Tocilizumam i cili nuk është një medikament antiviral por që përdoret në terapitë anti artrit e anti reumatizëm, është aplikuar nga doktor Paolp Ascierto në 2 pacientë pozitivë me koronavirus të shtruar në spitalin e Napolit.

Përmirësimi i dukshëm i tyre brenda 24 orëve çoi në kërkesën e një protokolli kombëtar për përdorimin e terapisë në të gjitha spitalet italiane.

Sipas Doktor Ascieto studimet e kryera nga ekipi i tij mjekësor kanë vërtetuar se ky ilaç shfaqet mjaft efikas tek pacientët në gjendje të rëndë por që ende nuk janë lidhur me aparate të frymëmarrjes artificiale.

Ky ilaç ëshë përdorur për herë të parë në fazë eksperimentale në 21 pacientë në Kinë duke dhënë një rezultat pozitiv e të menjëhershëm në 20 prej tyre.

Next Post
Vdes gazetari i njohur sportiv Aleko Gjergo

Vdes gazetari i njohur sportiv Aleko Gjergo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In