Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet më 16 nëntor me Italinë, në një miqësore në stadiumin “Air Albania”.
Tekniku italian Roberto Mancini ka publikuar ditën e sotme dhe listën e lojtarëve të grumbulluar, të cilët do të luajnë përballë kuqezinjve.
Edhe pse një miqësore, në listë nuk mungojnë emrat e mëdhenj të futbollit evropian, si Donnaruma, Barrella, Bonucci, Di Lorenzo, Zaniolo etj.
Italia dështoi të kualifikohej për Kupën e Botës në Katar, e cila fillon më 20 nëntor dhe për të mos humbur formën e lojtarëve u organizua kjo ndeshje miqësore. Përveç Italisë, kombëtarja kuqezi do të zhvillojë dhe një tjetër miqësore, atë me Armeninë më 19 nëntor.
/s.f