• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia përhap koronavirusin në Austri dhe Kroaci/ Numri viktimave shkon në 2.705, mbi 80 mijë të prekur

by Java News
25/02/2020 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Greqi dyshohet se një person është i infektuar me koronavirus. Mediet vendase raportojnë se personi i dyshuar është kapur në  portin e Patrës në Greqi. Sipas tyre ai është një udhëtar 40- vjeçar nga Italia, i cili është shfaqur me simptoma të ngjashme.  40-vjeçari kishte mbërritur me traget të dielën, por do të qëndrojë i izoluar për 48 orë derisa të dalin përgjigjet e analizave.

Ndërkohë harta e koronavirus po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri.

Transmetuesi publik në Austri, ORF, tha që pacientët atje kanë ethe dhe janë duke u kujdesur në një spital në Innsbruck.

Ata janë 24-vjeç për të cilët besohet se kanë udhëtuar së fundmi në Lombardi dhe më pas janë sëmurur pas kthimit në shtëpi.

Zyrtarët austriakë thanë se ata mendohet se kanë kontraktuar virusin gjatë kohës që ishin në Itali, dhe më pas u kthyen në Tirol një nga dy provincat në kufirin midis vendeve.

Ata janë dy italianë që jetojnë në provincë dhe ndoshta ishin të infektuar në rajonin e Italisë Lombardia, u citua guvernatori i Tirolit, Guenther Platter të thoshte nga media lokale (në foto, një pamje e autostradës Brenner në Tirol)

Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.705 të vdekur dhe rreth 80.326 të infektuar.

Në Itali deri në tani janë shënuar 7 viktima dhe 283 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Në shtetin italian 6 viktima janë regjistruar në Lombardi, dhe një në Veneto.

Në të gjithë Italinë janë izoluar 11 komuna  të rajonit verior ku mendohet të jenë mbi 50 mijë njerëz që janë në gjendje karantine. Aktivitetet publike dhe eventet janë anuluar, gjithashtu edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë. Lidhur më këtë çështje delikate për vendin, kryeministri Conte ka deklaruar se përhapja e virusit në shtetin italian ka ndodhur sepse një nga spitalet në vend nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara e në këtë formë ka përhapur epideminë./ Javanews

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Demi nuk i lë vend imagjinatës me veshjet provokuese gjatë udhëtimit në LA

FOTO/ Demi nuk i lë vend imagjinatës me veshjet provokuese gjatë udhëtimit në LA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In