• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italia ofron shpërblime për emigrantët që rikthehen vullnetarisht në atdhe

by A R
03/10/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë më parë, raporti i PWc tregoi se shqiptarët kryesonin listën e azilantëve të 2015 dhe 2016 që ishin ende në pritje të përgjigjes së tyre të qëndrimit.

Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit  2017, Eurostat raportoi se 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtët pas vendeve të Lindjes së Mesme dhe atyre afrikane, për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Në të njëjtën kohë, Italia, fqinja jonë tek e cila numri i emigrantëve shqiptarë është i konsiderueshëm ndër vite, ka shpallur një projekt të ri, i financuar nga Ministria e Brendshme italiane, me bashkëpunim të Fondit Europian të Azilit, Migrimit dhe Integrimit, ku ndihmohen ekonomikisht të gjithë të huajt jokomunitare për rinisjen e një jetë të re në atdhe, raporton Monitor.

Projekti “Back to the future”,i Gruppo Umana Solidarietà, mbështet konkretisht ata që vendosin të kthehen (duke përfshirë edhe shqiptarët) duke u ofruar pagesën e biletës së kthimit, një shumë të vogël për nevojat e para dhe një mbështetje të personalizuar për riintegrimin e të kthyerve në Atdhe.

Kush mund të përfitojë?

Sipas njoftimit të projektit të afishuar në faqen e internetit të projektit (http://rimpatri.gus-italia.org/), mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë një leje qëndrimi, ata në pritje për ta marrë apo atyre që u është refuzuar, por nuk mund të marrin pjesë ata që kanë përfituar më parë nga programe të ngjashme riatdhesimi vullnetar të ndihmuar.

Çfarë ofron Italia:

Orientim e konsulencë para-nisje dhe përcaktimin e një plani individual riintegrimi;

Ndihmesë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe në aeroportin e nisjes, përfshirë edhe blerjen e biletës;

Pagesën e shpenzimeve për ngrënie e fjetje në Itali deri në çastin e nisjes;

Dhënien e një kontributi para-nisje në masën 400 eurove.

Çfarë ofron në vendlindje:

– Marrje në ngarkim të personit të kthyer nga një partner lokal, për gjashtë muaj nga data e kthimit;

– për realizimin e riintegrimit do të ofrojë financim prej 2000 eurove (shpenzime shtëpie, ngrënie apo gjetje pune)

– Në rastin e familjeve që do të kthehen , kontributin para-nisje prej 400 eurove dhe ndihmesën e reintegrimit prej 2.000 eurove, do ta përfitojë çdo pjesëtar i familjes.

Për të përfituar nga ky program, në njoftimin e programit jepen numrat e kontaktit dhe adresën e email për të bërë aplikimin dhe nënshkrimin e një formulari./a.m.

Next Post
Klubi i Barcelonës do t’i bashkohet grevës në Kataloni

Klubi i Barcelonës do t’i bashkohet grevës në Kataloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In