• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia nis hetimet për djalin e Erdogan, Presidenti turk: Merruni me mafian tuaj, jo me djalin tim

by Java News
02/08/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i nisur nga autoritetet në Bolonja kundër djalit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, që dyshohet nga hetuesit italianë për pastrim parashë, ka ftohur edhe më tej marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Perëndimit.

“Çështja e hetimit të djalit tim në Bolonja minon marrëdhëniet tona me Italinë, që në vend të kësaj duhet të merret me mafian”, ishte deklarata e ashpër e Erdogan, thënë gjatë një interviste për Rai Neës 24.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit italian, Matteo Renzi, që ka përdorur Facebook.

“Në Itali ka një sistem drejtësi të pavarur që vepron në bazë të ligjeve dhe që lufton të gjitha format e paligjshmërisë. Gjyqtarët dhe hetuesit përgjigjen vetëm para Kushtetutës italiane dhe jo para Presidentit turk. Këtë sistem e quajmë ‘shteti i së drejtës’ dhe jemi krenarë për këtë”, shkruan Renzi.

Hetimet ndaj Bilal Erdogan kanë nisur që në vitin 2015 në bazë të një denoncimi të bërë nga Murat Hakan Uzan, një biznesmen i njohur turk e jeton në azil në Francë. Uzan u bë fillimisht protagonist në vendlindjen e tij në vitin 2013, kur akuzoi familjen e Erdogan për përfitimin e miliona eurove nga aktivitete të dyshimta.

Ajo që lidh djalin e Erdogan me Bolonjën është se në këtë qytet, Bilali ndjek studimet për doktoraturën, studime që i ka ndërprerë tashmë pasi nëse rikthehet në Itali rrezikon të arrestohet.

“Djali im duhet të mbyllë doktoraturën, por nuk kthehet dot në Bolonja pasi rrezikon të arrestohet. Përse? Nuk ka asnjë përgjigje për këtë dhe as kur u kërkojmë një përgjigje. Në Bolonja më quajnë diktator dhe bëjnë marshime pro PKK. Përse nuk veprojnë në këtë rast hetuesit? Ky është shteti i së drejtës?! Djali im është shembullor dhe akuzohet për pastrim parash. Më mirë të merren me mafian në Itali dhe jo me djalin tim”, ishte reagimi i Erdogan./tch/a.k

Next Post

Zbulohen emrat e Qeverisë së Re të Tranzicionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

February 17, 2026
Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In