Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Italinë ditën e sotme. Mediat e shtetit fqinj tregojnë se epiqendra ka qenë në provincën Kantazaro të Kalabrisë me një thellësi prej 21 km.
Goditja e fortë është shoqëruar më vonë edhe nga dy lëkundje të tjera më 2 ballë më pak.
Vendi fqinj është përfshirë në panik dhe fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar. Menjëherë pas lëkundjeve italianët kanë mbushur rrugët dhe sheshet, ndërsa shkollat janë evakuuar dhe do të qëndrojnë të mbyllura për një kohë të pacaktuar.
Në terren kanë filluar verifikimet për dëmet e shkaktuara në infrastrukturë.
Frika nga tërmetet është rikthyer në Itali, pas goditjeve që mori edhe vendi ynë rreth 2 javë më parë, por më pas edhe Greqia dhe Turqia.
/a.r











