Në Itali u konfirmuan sot 19 611 raste pozitive COVID-19 në 24 orët e fundit, për një total prej 3 532 057 të tillash, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi, gjithashtu, edhe 297 viktima ditore (380 dje), për një total prej 107 933 që nga fillimi i pandemisë.
Deri më tani, në Itali ka aktualisht 573 235 persona pozitivë me COVID-19, 1 357 më shumë se një ditë më parë dhe 2 850 889 të shëruar dhe të shkarkuar nga spitalet, me një rritje prej 17 950 personash në 24 orët e fundit.
Shkalla e pozitivitetit është rritur në 7,2%, nga 6,6% që rezultonte një ditë më parë.
Janë 3 679 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid (ICU), 44 më shumë se dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore në reanimacioni, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 217 (dje ishin 264) .
Nga ana tjetër, 28 701 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme, një rritje prej 80 njësish e krahasuar me dje.
/a.r











