• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia mund të fundosë Europën?

by Java News
22/10/2018 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jim O’Neill*/

Pavarësisht paqartësive politike dhe rreziqeve që vetëm shtohen në nivelin global, eurozona ka pasur rritje ekonomike këto dy vitet e fundit, edhe pse Britania po shkëputet nga BE-ja.

Por me gjendjen alarmante që ka krijuar qeveria populiste në Itali, nuk mund të jemi më të sigurt se Eurozonën e presin ditë të mira.

Italia ishte vendi i parë që studiova në vitin 1982, kur hyra në botën e financave, ndaj kam një dashamirësi të veçantë. Unë punoja për një kompani shumë të madhe amerikane në atë kohë, dhe ende e mbaj mend kur shkoja në konferencat e shpeshta transatlantike që mbaheshin për të diskutuar borxhin e madh të Italisë.

Pyetja që ngrinin të gjithë ishte se kur do të shpallej falimentimi. Por nuk ndodhi. Italia vazhdoi të mbijetojë mes telasheve dhe kështu ka vazhduar deri më sot. Tani që qeveria italiane duket e vendosur për t’iu kundërvënë BE-së, nuk do të habitej njeri po të riktheheshin shqetësimet për falimentim.

Përvoja ime 30-vjeçare tregon se vështirësitë ekonomike të Italisë kanë nisur që para se të merrte Euron. Ka pasur gjithnjë produktivitet të ulët, në krahasim me standardet evropiane, që përkthehej në rritje të ulët ekonomike që para euros. Në të njëjtën kohë, rritjet që vinin herë pas here me nivel të lartë, vetëm sa mbillnin farën për kriza të tjera, duke zhvlerësuar vazhdimisht monedhën vendase, liretën.

Sigurisht, ka njerëz që sot kujtojnë me mall kohën kur mund të ulej vlera e lirës, për të rikthyer rritjen ekonomike. Kjo nuk është më e mundur tani, me monedhën e përbashkët. Por ajo që harrojnë ata që e shohin me romantizëm epokën para euros, është se anëtarësimi në eurozonë i ka dhënë Italisë inflacion të ulët, që po ashtu ul interesat. Veç kësaj, ka arsye të mendohet se zhvlerësimi i lirës ka sjellë më shumë dëme se dobi. Edhe pse e përmirësonin nga pak konkurrencën, zhvlerësimet bënin që të nevojiteshin reforma strukturore të cilat mund të rritnin prodhimtarinë në plan afatgjatë.

Ka nga ata që mendojnë se struktura fiskale dhe monetare e Eurozonës e fut Italinë në një rritje të dobët të PBB, me ndoshta inflacion të ulët dhe borxh të lartë. Por para se të vinte në pushtet qeveria e re, deficiti fiskal i Italisë, që rregullohet gradualisht, me cikle, ndryshe nga borxhi, ishte shpesh më i kufizuar se në vendet e tjera të Eurozonës e se vendet e G7. (Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA).

Megjithatë, partitë politike që e kishin qeverisur Italinë deri këtë vit nuk e kishin arritur rritjen nominale të PBB, për të cilën ka nevojë vendi. Si rezultat, italianët zgjodhën një koalicion të pazakontë, programi i të cilëve kombinon politikat e të populistëve të të dy krahëve, të së majtës e të djathtës. Ndërkohë që Lega Nord premton të ulë taksat, 5 Yjet kërkon të ofrojë një bazë fikse të ardhurash për njerëzit në nevojë.

Por ajo që i duhet Italisë është një program i gjerë reformash strukturore që të përmirësojnë prodhimtarinë. Kjo është e vetmja mënyrë për të pasur rritje më të lartë e me plan më afat-gjatë, duke parë dhe demografinë e vendit. Përveç vendosjes së politikave që do të rrisnin pjesëmarrjen e grave në punë, Italia duhet të ofrojë edhe mundësi më të mira për të rinjtë.

BE duhet të bëjë më shumë që ta ndihmojë Italinë të ndërmarrë hapat e duhura. Komisioni Europian, Banka Qendrore e Europës dhe qeveria gjermane kanë gabuar duke kërkuar zbatimin e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes Ekonomike të BE-së, e sidomos me kufirin prej 3% që i është vendosur deficiteve fiskale.

Edhe pse disa vende janë lejuar ta shkelin kufirin e deficitit, kjo gjë nuk i është lejuar kurrë Italisë, për shkak të borxhit të lartë. Siç tregon përvoja me Belgjikën dhe Japoninë, borxhi i lartë qeveritar mund të ulet vetëm nëpërmjet një rritjeje ekonomike të qëndrueshme.

Për t’i ndërlikuar gjërat edhe më shumë, disa reforma që do të përmirësonin produktivitetin afatgjatë mund ta ulin rritjen në planin afatshkurtër. Çdo qeverije që do të vinte në zbatim masa të tilla, do t’i duhej të kishte mundësinë e një stimuli ciklik.

Një tjetër problem është ai me politikat monetare. Banka Europiane Qendrore duhet të jetë më mendjehapur për sa i përket arritjes së synimit të inflacionit prej 2%. Ky synim, bashkë me atë të Gjermanisë, që është 2%, e vendos Italinë në një gjendje inflacioni të ulët edhe kur mund të përfitojë nga stimujt e politikave monetare.

Në këto kushte, autoritetet e BE-së bëjnë mirë të mos i kundërshtojnë me shumë agresivitet planet e qeverisë së tanishme. Nëse liberalët shqetësohen për nënkuptimet që do të krijonte kjo qeveri populiste, e zgjedhur në mënyrë demokratike, atëherë duhet të shqetësohen edhe më shumë për atë që mund të ndodhë më pas, nëse rrethanat ekonomike përkeqësohen më shumë. Në këtë fazë, Italia ka nevojë për një rritje të fortë ekonomike – shkurt e thjesht.

Disa do të thonë që gabuan kur e pranuan Italinë në Eurozonë dhe që zona e monedhës së përbashkët duhej të kishte qenë më diskriminuese me anëtarësime. Por komunitetet e biznesit në Francë e Gjermani kanë këmbëngulur që unioni monetar të përfshijë disa nga kompanitë më konkurruese të Italisë. Dhe kur Italia të kishte plotësuar kushtet e pranimit, po ashtu do të kishin qenë dhe shumë vende të tjera.

Në fund, ata që kanë pushtetin për të vënë në zbatimin rregullat fiskale të BE-së, e dinë shumë mirë që Eurozona nuk do të mbijetonte nëse Italia pëson një krizë të ngjashme me atë të Greqisë. Është përgjegjësia e tyre që të sigurohen në muajt në vazhdim që gjërat të mos arrijnë në atë pikë.

*Ish-Ministër Thesari i Mbretërisë së Bashkuar

 

Next Post
EMRAT/ Të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has sot para gjykatës

EMRAT/ Të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has sot para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

December 19, 2025
Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

December 19, 2025
Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

December 19, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

December 19, 2025
Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

December 19, 2025
E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In