• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italia mbyll hetimet: Nuk ka prova që e implikojnë Saimir Tahirin

by A R
29/10/2018 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Televizioni Klan disponon dosjen e plotë me hetimin e kryer nga Prokuroria e Antimafias në Itali dhe vendimin e marrë nga Gjykata e Katanias.

Në dokument rezulton se Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias Italiane në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxorri dokumentin zyrtar, sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.

Në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë ish – ministrin Tahiri.

“Për sa më sipër, megjithëse nuk ka dyshim për citimet e bëra nga Moisi Habilaj gjatë bisedave të përgjuara, veçanërisht ku përmend se ka për t’i dhënë 30.000 Euro SAIMIR –it, ose në pjesët ku flet për blerjen e bizhuterive për bashkëshorten dhe nënë e Saimir Tahirit, në vlerësimin e prokurorisë, në mungesë të provave të vlefshme nuk rezulton të ketë elementë të përshtatshëm për të mbështetur akuzën në fjalë.  Në bazë nenit 408 të Kodit të Procedurës Penale -125 të dekretit legjislativ 217/1989, kërkon që gjyqtari i hetimeve paraprake në këtë rast të vendosë për arkivimin e këtij procedimi dhe për rrjedhojë të urdhërojë kthimin e akteve të kësaj zyre”.

Në 19.03.2018, vetë Prokurori i Republikës Carmelo Petralia konfirmon kërkesën e Prokurorit të Antimafias Andrea Bonomo për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Catanias, me gjyqtare Loredana Pezzino, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se:

“Gjyqtari, mbi bazën e kërkesës së mësipërme të pushimit, e cila pranohet, duke iu përmbajtur në mënyrë të plotë arsyetimit:

PËR KËTO ARSYE

Në bazë të neneve 409-411 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi pushimin e procedimit objekt shqyrtimi dhe kthimin e akteve Prokurorit, duke autorizuar që nga ky moment lëshimin e kopjes së këtij urdhri si dhe të akteve të fashikullit për të hetuarit, personat e dëmtuar si dhe mbrojtësve të emëruar apo të pajisur me prokurë”.

Në dosje, rezulton se Prokuroria Antimafia e Catanias ka verifikuar gjithçka dilnin si të dhëna nga përgjimet e Habilajve, veçanërisht pjesët që dukej se implikonin Saimir Tahirin, si blerja e bizhuterive për familjarët e Tahirit, blerja e një kostumi për vetë Tahirin dhe verifikimin përmes Interpolit të të gjitha hyrje – daljeve të Tahirit në zonën Shengen dhe mundësinë që në ndonjë prej udhëtimeve të ishte i shoqëruar me Habilajt.

Në përfundim të shqyrtimit të provave, rezulton se Hetimet e Prokurorisë Antimafia të Catania për çështjet që përmendeshin në përgjimet e Habilajve, kanë dhënë rezultat negativ.

Si në rastin e bizhuterive ashtu dhe të kostumit, siç përmendej në përgjimet e Habilajve, Prokuroria Antimafia e Katanias ka sekuestruar veç faturave fiskale edhe librin ditor të shitjeve, si dhe kamerat e sigurisë në dyqanet e përmendura dhe tabulatet telefonike të pronarëve të dyqaneve përkatëse.

Gjithashtu veç pronarëve, janë pyetur edhe shitësit në këto dyqane, ndërkohë që për hyrje daljet e Tahirit në zonën Shengen, verifikimet i ka bërë Guardia di Finanza nëpërmjet Interpolit.

Në dosje, të gjitha verifikimet kanë dhënë rezultat negativ, çka ka detyruar Prokurorinë e Antimafias e më pas Gjykatën që t’i mbyllë hetimet për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet edhe në Shqipëri, për implikim të tij në trafik narkotikësh me grupin e Habilajve.

/b.d

Next Post
Autobusi përplaset me makinën në Ibë, lëndohet pasagjerja

Autobusi përplaset me makinën në Ibë, lëndohet pasagjerja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga gjaku jam shqiptare

Nga gjaku jam shqiptare

September 5, 2026
Një linjë e re ajrore direkte lidh Kinën me Rumaninë dhe Kroacinë

Një linjë e re ajrore direkte lidh Kinën me Rumaninë dhe Kroacinë

September 5, 2026
Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

September 5, 2026
Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

September 5, 2026
Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

September 5, 2026
Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

September 5, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

September 5, 2026
Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

September 5, 2026
Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

September 5, 2026
Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com