• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia mbyll diskot, në Shqipëri vijon ‘ahengu’ në bregdet

by A R
18/08/2020 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria italiane vendosi mbylljen e të gjitha diskotekave, si masë për frenimin e përhapjes së Covid-19. Sipas rregullores, të gjitha diskotekat në ambiente të mbyllura apo të hapura do të mbyllen prej kësaj të hëne, deri të paktën më 7 Shtator.

Do të ndalohen po ashtu të gjitha aktivitetet e kërcimit në bare, restorante, ambiente publike etj. Maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente publike nga ora 18:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit.

Ditët e fundit, infektimet ditore në Itali janë rreth 500, gati dyfishi i mesatares së periudhës pas heqjes së masave bllokuese.

Sipas ekspertëve vendas, por edhe konstatimeve të Organizatës Botërore të Shëndetsisë, të rinjtë janë shndërruar në përhapësit kryesorë të virusit, pasi janë të prirur për të shmangur zbatimin e rregullave kundër përhapjes, duke mos mbajtur maska apo duke marrë pjesë në festime të ndryshme.

Në një kronikë të transmetuar në lajmet e televizionit publik Rai 1, të rinjtë besonin se Covid-19 nuk ekziston më.

Shqetësime për infeksionet që lindin nga mosprespektimi i rregullave në diskotekat e lokalet verore ka pasur edhe në Shqipëri. Zv/kryeministri Erion Braçe denoncoi me foto e video disa lokale, diskoteka, bare e pishina në bregdet, ku shfaqeshin të rinj që festonin të shkujdesur, duke shkelur rregullat anti-covid. Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Por pavarësisht këtyre denoncimeve dhe shqetësimit të institucioneve shëndetësore se të rijntë po përhapin Covid, të tilla lokale vijojnë aktivitetin normalisht.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Me tanga e lëvizje provokuese, Kejvina Kthella “djeg” rrjetin

E mbuluar me rërë në bregdet, Kejvina mahnit me format perfekte (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com