• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Italia kryesoi për eksportet edhe në 2021/ Rritje e ndjeshme e Kosovës, “rikthehet” Greqia

by Java News
18/01/2022 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia ka vijuar të jetë partneri kryesor i eksporteve shqiptare edhe në vitin 2021. Sipas të dhënave të INSTAT drejt këtij vendi kanë shkruar vitin e kaluar rreth 42% të shitjeve totale jashtë vendit.

Eksportet drejt Italisë ishin 156 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me gati 9% në krahasim me vitin 2019, përpara se të fillonte kriza e pandemisë. “Tekstile dhe këpucë” ishin grupi më i eksportuar drejt Italisë në 2021, me 56% të totalit, e ndjekur nga “Materiale ndërtimi dhe metale” (14.7%), “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” (9%) dhe pastaj vijojnë Ushqim, pije duhan, me 7.3% të totalit. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një analizë rajonale për eksportet gjeti që Shqipëria ka varësinë më të lartë në rajon ndaj një shteti të vetëm (Italisë), që përbën disavantazh pasi e ekspozon vendin ndaj zhvillimeve të mundshme negative në shtetin fqinjë.

Kosova është prej disa vitesh partneri i dytë tregtar i vendit dhe i vetmi me të cilin kemi suficit tregtar, me eksportet që janë më të larta sesa importet. Drejt Kosovës, në vitin 2021 dërguam mallra me vlerë 38 miliardë lekë, ose rreth 10.2% të totalit. Eksportet drejt Kosovës u rritën ndjeshëm me 26% në raport me 2019-n. Produktet kryesore që dërgohen në Kosovë janë “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 46% të totalit, nga shitjet e metaleve nga kompania Kurum dhe eksportuesit e tutave e çimentos. Grupi i dytë është “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, me 21.4% të totalit, kryesisht si rrjedhojë e rieksporteve të naftës. I treti është grupi “Ushqim, pije duhan”, me 12.5% të totalit.

Spanja, ka vijuar të jetë partneri i tretë i Shqipërisë, me rreth 6.4% të totalit të eksporteve, me një vlerë prej 23.5 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me 2019-n, pas rikuperimit në krahasim me vitin pandemik 2020. Produkti kryesor i eksportuar drejt Spanjës është lënda djegëse, si rrjedhojë e shitjeve të prodhuesit të naftës, Bankërs Petroleum.

Greqia, e cila vite më parë ishte partneri i dytë kryesor i vendit, ka shënuar rritje të ndjeshme të eksporteve nga Shqipëria, me 67% në raport me 2019-n, duke arritur në 21.4 miliardë lekë dhe është renditur e katërta, me 5.8% të totalit. Përmirësimi ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së ndjeshme të shitjeve të dy grupeve “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, që pothuajse u tetëfishuan dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, që u dyfishuan.

Gjermania ka kaluar në partnerin e pestë tregtar, me 5.5% të totalit, në një vlerë prej 20.2 miliardë lekë, ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit, që e kanë Gjermaninë si partner kryesor. Produktet kryesore të eksportuara drejt ekonomisë më të madhe të Europës janë “Tekstile dhe këpucë”, me 37% të totalit, të ndjekura nga “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, me 27%.

Drejt shteteve të tjera eksportohen më pak se 3% e totalit për një vend të vetëm.

Eksportet u rikuperuan me shpejtësi në vitin 2021, duke reflektuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe shtimin e kërkesës për produkte që prodhohen plotësisht, apo pjesërisht në vend.

Sipas INSTAT, eksportet e mbyllën vitin 2021 në një nivel prej 368.7 miliardë lekësh, me një rritje prej 35.6% në krahasim me 2020-n.

Edhe në raport me përpara pandeminë, shitjet jashtë vendit rezultojnë me një rritje të ndjeshme në krahasim me 2019-n, prej 23.4%. /monitor

g.kosovari

Next Post
“Shqipëria dhe Maqedonia i kanë përmbushur kushtet”/ Ministrja gjermane para vizitës në Tiranë: Të nisin menjëherë bisedimet

Integrimi dhe roli i Shqipërisë si anëtare e KS të OKB-së/ Ministrja gjermane e Evropës vjen sot për herë të parë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In