Pas disa ditësh me shifra të normalizuar nga pandemia e koronavirusit, Italia shënon një tjetër rritje të bilancit të viktimave në 24 orët e fundit.
Sipas komunikatës së Mbrojtjes Civile 30 persona të tjerë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, ndërkohë që numri i rasteve të reja është 138.
Të shëruarit janë sërish më shumë se të infektuarit, ku 574 persona tashmë janë të “çliruar” nga Covid-19.
Sipas universitetit “Johns Hopksins” në Europë janë deri në këto momente 200 mijë viktima dhe shtetet më të goditura vijojnë të jenë Italia dhe Britania e Madhe.