• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia, jo më “toka e premtuar”, përgjysmohen kërkesat për azil nga fëmijët shqiptarë në vendin fqinj

by Java News
26/04/2024 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia nuk është më “toka e premtuar” për fëmijët shqiptarë…. të paktën kështu rezultoi vitin shkuar. Numri i fëmijëve të mitur, të pashoqëruar që kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje në shtetin fqinj u përgjysmua në raport me 2022-shin.

Të dhënat nga Zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar tregojnë se nga 1 mijë e 319 kërkesa për azil në 2022-shin, numri ra në 652 vitin e shkuar.

“Kjo pasi vendet e tjera europiane po bëhen më tërheqëse. Po të shohim të gjitha trendët e lëvizjes së fëmijëve shqiptarë, të pashoqëruar apo shoqëruar, BE vijon të konsiderohet si :toka e premtuar” për fëmijët shqiptarë”, tha Altin Hazizaj nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, per A2.

Megjithatë, pavarësisht përgjysmimit shifrave, fëmijët shqiptarë vijojnë të zënë një peshë të madhe në drejtim të kërkesave për azil në Itali. Gjatë vitit të shkuar kryesuan të miturit nga Egjipti, ndjekur nga ata nga Ukraina në Luftë, Tunizia, Gambia, Guinea dhe Bregu i Fildishtë.

“Problemi është se në një sërë raportesh të dala, 100 për qind e fëmijëve shqiptarë vijojnë të shprehin dëshirën për të braktisur vendin dhe ikur në emigrim diku tjetër në botë.”

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Imigrimin dhe Politikat e Integrimit, minorenët nga Shqipëria mbi 12 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në më pak se një dekadë. Në këtë drejtim Shqipëria kalon çdo vend të Rajonit, Europës e madje të botës me përjashtim të atyre në luftë apo krizë të thellë ekonomike.

“Ka një problem të madh. Këta fëmijë mund të shfrytëzohen seksualisht, ekonomikisht dhe kriminalisht. Fatkeqësisht nga Italia nuk kemi të dhëna.”

Deri në fund të vitit të shkuar, në Itali u regjistruan 23 mijë e 226 kërkesa për azil nga fëmijë të pashoqëruar, 3 mijë më tepër se gjatë 2022-shit.

Next Post
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Burri i ministres u kallëzua se goditi me thikë drejtorin e Kredive, reagon Ibrahimaj: Konflikti ka ndodhur jashtë zyrës, por…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

July 30, 2026
Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin

Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin

July 30, 2026
Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

July 30, 2026
Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

July 30, 2026
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

“Prej leckash nëse godisni policët”, PD reagon ndaj Gonxhes: Leri kërcënimet

July 30, 2026

Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

July 30, 2026
Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

July 30, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

July 30, 2026
Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

July 30, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com