• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia i refuzon, mijëra emigrantë në pak ditë në Spanjë

by A R
18/06/2018 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të Ditës Botërore të Refugjatëve, qindra emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Spanjës. Tre anije sollën mbi 600 emigrantë në portin e Valencias të dielën pasi Roja Bregdetare shpëtoi të premten dhe të shtunën shpëtoi mbi 900 emigrantë në Ngushticën e Gjibraltarit. Vendet e Evropës Jugore po bëjnë thirrje për një zgjidhje të krizës shkaktuar nga fluksi masiv i migrantëve që po arrin në brigjet e tyre.

Anija humanitare “Aquarius”, me ndihmën e anijeve italiane, “Dattilo” dhe “Orione”, solli 629 migrantë në Spanjë të dielën. Ata u shpëtuan në brigjet e Libisë javën e kaluar nga barka kontrabandistësh dhe u pranuan nga Spanja, pasi u refuzuan nga Italia dhe Malta. Ky grup migrantësh i shtohet 930 të tjerëve që u shpëtuan nga Roja Bregdetare e Spanjës në Ngushticën e Gjibraltarit që nga e premtja.

“Qeveria spanjolle ka vendosur që t’u japë një leje qëndrimi prej 45 ditësh për arsye humanitare”.

Autoritetet spanjolle thanë se do t’u jepnin azil, aplikantëve sipas ligjit spanjoll dhe Franca ofroi të pranonte migrantë që i plotësonin kushtet, nëse donin të shkonin atje. Gjermania nuk ka shprehur qëndrim për valën e fundit të migrantëve pasi politika mikpritëse e kaneclares Angela Merkel, e vuri në pikëpyetje të ardhmen politike të saj.

Vendet evropiano-jugore po shqetësohen nga fluksi masiv i imigrantëve që po mbërrin në brigjet e tyre dhe duan një politikë të Bashkimit Evropian që do të siguronte një ndarje të drejtë të përgjegjësisë.

“Duhet të krijojmë qendra evropiane ku të shqyrtohen aplikimet në vendet e origjinës dhe transit. Kështu mund të përshpejtojmë procedurat e identifikimit dhe kërkesave për azil në Evropë”.

Papa Françesku u bëri thirrje vendeve të dielën që të arrijnë një marrëveshje dhe u kërkoi komuniteteve lokale që t’i ndihmojnë njerëzit e dëshpëruar.

“Shpresoj që vendet e përfshira në këto procese, të arrijnë një marrëveshje për të siguruar me përgjegjësi dhe njerëzi. Ndihmën dhe mbrojtjen e atyre që janë të detyruar të lënë vendin e tyre. Secili nga ne duhet t’u afrohet refugjatëve, t’i takojë dhe të vlerësojnë kontributin e tyre për komunitetin”.

Një ligj i Bashkimit Evropian, i njohur si Rregulli i Dublinit parashikon që vendet anëtare ku azil-kërkuesit arrijnë fillimisht, janë përgjegjëse për të shqyrtuar kërkesat e tyre. Kjo vendos një barrë të rëndë për vendet mesdhetare si Greqia, Malta dhe Italia ku zbresin fillimisht imigrantët./a.m.

Next Post
Ironia e aktorit: Na lini të vdesim nga tuberkulozi, mos e bëni Teatrin

"Tani po merren me nënat tona", Laert Vasili tregon ofendimet e kolegëve që janë kundër projektit të teatrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In