• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia-fqinj, mik dhe avokati ynë më i miri!

by Bajram Peçi
22/05/2024 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Turi i takimeve të kryeministrit do vazhdojë në 26 Maj me shqiptarët e italisë. Fqinji, mik i vërtetë që nuk shtiret, ska reaguar deri tani për të gjetur arsyen, pse Edi Rama i bën këto takime në tokën e tyre? As u shkon ndërmend se do ishte jashtë llogjikës! Kërkesës për vend takimi i është përgjigjur menjëherë, duke i afruar një ambient sportiv në komunën Busto Arsizio të Milanos. Shtypi vendas presim të shkruajë e komentojë takimin, ku do jemi të lirë të prekim ndryshimin e madh nga shtypi grek për takimin në Athinë, më 12 Maj. Ndryshimin do ta shohim në sjelljen miqësore të mediave demokratike të fqinjit tonë europian e të qytetëruar.

Vetë, pres nga kryeministri, që mes të tjerash, të përmendë edhe komunitetin arbëresh te Italisë, urën e fortë lidhëse mes popujve! Pres të përmendi se ky komunitet, një pjesë e mirë e të cilëve janë shpërngulur nga Moreja dhe Atika, ndonëse kanë ruajtur besimin fetar ortodoks, ndërgjegjen e kanë arbërore, identifikohen si shqiptarë dhe ndjehen krenar që i përkasin kësaj race! Ligji italian i njeh si bilingual, Italia nuk trembet pse ua njeh këtë identitet, Italia i trajton si pasuri kulturore. Në Greqi as mos e mendoni se komuniteti arvanitas do kish njohje, përpos se si ortodoks!? Hapësira e madhe e ndryshimeve dhe qendrimeve mes Italisë dhe Greqisë është qartazi e dukshme dhe ska nevojë të orvatesh të krijosh opinion?!

Pres nga kryeministri që të përmendi rolin që luajti ky komunitet i fuqishëm në Itali, që i rreshtuar nën urdhrat e Garibaldit, luftoi e sakrifikoi për bashkimin e Italisë të para 160 vjetëve! Xhuzepe Garibaldi ishte krenar me ta dhe me ata 2000 luftëtarë arbëreshë që flisnin shqip dhe ranë theror në betejat epike si qytetarë italianë!

Pres, pse jo, që si intelektual i lirë që është, të përmendë se kryeministri i parë i një Italie të bashkuar i përkiste këtij komuniteti? Françesko Krispi, kryeministri i parë i Italisë kish lindur në një familje arbëreshe në Robera të Sicilisë, fliste në shtëpi shqip dhe i shkruante Dora d’Istrias se “Jam shqiptar me gjak dhe zemër”.

A do t’i zemërojë kjo Italianët siç zemëroi grekët kur Rama u tha se Bubulina fliste shqip? Aspak! Jam i sigurtë për këtë, ja prisni e do ta shihni! Nuk ka pse i zemëron sepse ata (mediat dhe qeverisësit) kanë mend të kokë të kuptojnë se përmendja i shërben një qëllimi: lidhja mes popujve, që vjen prej një historie të vyer! Por nuk duhet të zemërojë edhe komunitetin kozmopolit shqiptar, mes të cilëve u shqua këto kohë një gjuhëtar i nderuar, që rrekej me një këmbëngulje përçudnuese të bindëte shqiptarët se jo gjuha por besimi fetar të bën e të jep identitet!? Fatmirësisht Shqipëria ka studiues të kalibrit te Irakli Koçollarit që u gjegjen marrëzive të “moderuara”!

Sa për dieni të lexuesit, në prag të Kongresit të Berlinit, Princi Bismark dhe Konti Derbi ia kishin paraqitur Shqipërinë kryeministrit të Italisë, Krispi-t, si një kompensim në këmbim të pushtimit austriak të Bosnjë-Hercegovinës. Krispi, si me origjinë shqiptare, që besonte në mundësinë që ajo të jetonte si një komb i lirë, si tërë racat e tjera ballkanike, e refuzoi ofertën.

Bota nuk do të ishte më ajo e zhvillimeve dhe klimës paqësore, pas sulmit imperialist të Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Rezistenca e popullit ukrainas, që shumëkush nuk e priste, krijoi aleanca të reja dhe e solli Europën me këmbë në tokë. Kujdestari i pavarësisë tonë, në këto rrethana ku në kontinent zien lufta, afërmendsh që shihet te NATO. Në shtetin e ri shqiptar të 1913-tës ishin caktuar si dy kujdestarët e pavarësisë shqiptare, Austro-Hungaria dhe Italia. Një nga dëshmitarët e kohës së prag-luftës, Italo Suloti, shkruan në kujtimet e tij se ndjehej i tmerruar nga situata kur Shqipëria, shtet i sapoformuar, shihej të ishte e rrethuar nga armiq të tmerrshëm e lakmitarë, Serbia e Greqia, që prisnin rastin ta coptonin. Austo-Hungaria u shkri si perandori pas Luftës së madhe ndërsa Italia, fashiste tashmë, e shpërdoroi besimin që i ishte dhënë, e trajtoi si një popull ende pa ndërgjegje kolektive të konturuar qartazi dhe s’u mbetej veçse ta bënin viktimë, duke e pushtuar.

Kohërat e reja, edhe pas 100 e ca vjetësh, nuk i ka bërë miqësorë fqinjët tokësorë. Italinë, po! Shqiptarët nuk kanë për ta harruar kurrë udhëtimin e kryeministrit Italian, Romano Prodi, në Vlorën e bandave të vitit 1997, kur Sali Berisha dhe banda tjetër politike e tij e kishin rrëzuar shtetin. Ishte një udhëtim simbolik për t’u trguar shqiptarëve: mos u dorëzoni, na kini në krah!

Me Serbo-rusët armiqësore në veri dhe Greqinë që lëshon në çdo muaj nga një kërcënim për Shqipërinë, në gjeopolitikën shqiptare patjetër që te Italia duhet të mbështetemi! Jemi me fat të madh që kemi Italinë fqinj, që ky shtet i fuqishëm tregohet tërë kohën miqësor me ne, i ka integruar shqiptarët emigrantë në nivelin e qytetarëve të saj dhe bën denjësisht e pa u lodhur avokatin tonë.

Ju shkoftë mbarë takimi, zoti kryeministër!

Next Post
U prezantuan si policë dhe i morën me forcë paratë një 35-vjeçari, arrestohen 2 autorët

U prezantuan si policë dhe i morën me forcë paratë një 35-vjeçari, arrestohen 2 autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

July 15, 2026
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

July 15, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

July 15, 2026
Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

July 15, 2026
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

July 15, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

July 15, 2026
Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

July 15, 2026
Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

July 15, 2026
Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

July 15, 2026
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In