Qeveria populiste e Italisë ka ashpërsuar sot rregullat e azilit dhe riatdhesimit, duke miratuar një paketë të hartuar nga ministri i Brendshëm i ekstremit të djathtë dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini.
Kjo paketë shënon pjesën e parë të rëndësishme të legjislacionit të kryesuar nga Salvini, popullariteti i të cilit është rritur si rezultat i premtimeve për të ndalur migrimin e pakontrolluar.
“Unë jam i lumtur”, shkruan Salvini në “Twitter”.
“Një hap përpara për ta bërë Italinë më të sigurt. Nga fjalët në vepra. Unë do të vazhdoj”, deklaroi kreu i Partisë nacionaliste “Liga”.
/b.d