• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia e gjitha ”nën ujë”, moti i keq përfshin rajonin, parashikohen edhe orteqe

by A R
06/12/2020 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia e gjunjëzuar nga moti i keq nga veriu në jug, pasi shirat e rrëmbyer vazhdojnë duke bërë që lumenjtë në zonën e Modenës të dalin jashtë shtratit, ndërkohë që janë evakuuar edhe 60 familje.

Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar.

“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve të shkaktuar nga moti i keq i këtyre orëve, unë ftoj të gjithë qytetarët të shmangin drejtimin drejt zonës Bellunos”, deklaroi prefekti i Venetos, Luca Zaia.

Gjendja alarmante për momentin ka të bëjë me bashkitë në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos.

Në Dolomites Sesto si dhe në Dolomites, midis Marmolada dhe Fiera di Primiero, rreziku i orteqeve është shumë i madh.

Në rajonet më të prekura, kanë rënën 80 deri në 140 centimetra dëborë.

Çarja e argjinaturës së lumit Panaro shkaktoi vërshime të mëdha uji në zonën e Castelfranco Emilia, jo shumë larg Nonantola dhe Modena.

Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që po godet Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën.

Deri tani janë mbi 2 200 ndërhyrje të kryera.

Moti i pafavorshëm ka detyruar shtyrjen për të hënën të sllallomit gjigant për meshkuj të Kupës së Botës, të planifikuar në Santa Caterina Valfurva të Italisë, tha sot Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).

“Për shkak të kushteve të motit dhe borës, sllallomi i dytë [gjigant] në Santa Caterina është shtyrë për nesër, të hënën më 7 dhjetor”, shkroi FIS në Twitter.

Një rrezik domethënës i kërcënohet Italisë Verilindore dhe Austrisë së Jugut për sasi të mëdha dëbore, sipas severe-weather.eu.

Një rrezik i lartë është lëshuar edhe për Slloveninë Perëndimore, Kroacinë dhe Italinë Qendrore përgjatë Apenineve ku reshjet e tepërta të shiut do të vazhdojnë për 36 orë.

Alarm është lëshuar edhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Ekziston një potencial shumë i lartë për përmbytje dhe orteqe.

/a.r

Next Post
Vajza nga Amerika kërkon shtëpinë e babait të sapo vdekur, nëna: Do e shes…

Vajza nga Amerika kërkon shtëpinë e babait të sapo vdekur, nëna: Do e shes…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In