• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Italia donacion 2.1 mln euro për rikonstruksionin e 3 rrugëve

by A R
12/07/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës planifikon të ndërhyjë në tre akse rrugore, që do të minimizojnë ndjeshëm trafikun dhe do të rrisin qarkullimin.

Në Kuvend është depozituar projektiligji për ratifikimin e marrëveshjes mes MTI-së dhe qeverisë italiane për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit të këtyre tre akseve rrugore

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje i çel rrugën arritjes së një marrëveshjeje financiare mes palëve, për dhënien e një kredie ndihme prej 2.1 milionë euro nga qeveria Italiane nëpërmjet Institucionit Financiar Italian Administrator të Fondit Qarkullues.

Objektivi specifik i programit është t’i japë MTI-së instrumente projektuese menjëherë të tenderueshme për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri-­jug dhe lindje­-perëndim, konkretisht zgjerimin e rrugës nga Miloti në Shkodër, krijimin e lidhjes direkte Vaqarr­-Kavajë, si dhe realizimin e by-­pass­it të Elbasanit.

Marrja nga ana e qeverisë shqiptare të projekteve në shkallë të tenderueshme, do të krijojë mundësinë për një ulje të ndjeshme të afateve për realizimin e tre veprave infrastrukturore të rëndësishme të sipërpërmendura që, pasi të jenë realizuar, do të japin mundësinë për uljen e kostove operative të transportit rrugor, kohës së përshkimit të tyre, përqindjes së lartë të aksidenteve, si dhe rritjes së qëndrueshmërisë së infrastrukturave rrugore shqiptare.

Po ashtu, nëpërmjet krijimit të infrastrukturave të reja rrugore dhe fuqizimit të atyre ekzistuese, bëhet e mundur favorizimi i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë përmes rritjes së fluksit të mallrave e shkëmbimeve me vendet europiane.

Dublimi i aksit rrugor nga Miloti në Shkodër është bërë mëse i nevojshëm si rezultat i trafikut të rënduar kohët e fundit, sidomos gjatë stinës së verës kur turistë të shumtë frekuentojnë plazhet e Shëngjinit, Velipojës, Ulqinit, etj. Dublimi i këtij seksioni do t`i japë zgjidhje të gjitha hyrjeve dhe daljeve pa leje, duke përmirësuar shumë sigurinë rrugore.

Realizimi i lidhjes direkte Vaqarr-Kavajë, në vijim “by-passit të Tiranës” (Tiranë-Vaqarr-Arbanë-Lundër), do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme distancën e përshkruar nga përdoruesit e automjeteve, si për ata që vijnë nga veriu i Shqipërisë edhe për ata që vijnë nga Tirana në drejtim të pjesës jugore të vendit. Rrjedhimisht, do të ulet ndjeshëm trafiku në zonën e plazhit në Durrës dhe të Kavajës, duke ulur njëkohësisht edhe impaktin mjedisor në këto zona.

Ndërtimi i by-passit të Elbasanit do të largonte nga qyteti trafikun e mjeteve të tonazhit të rëndë, (që vijnë nga pikat doganore të Qafë Thanës dhe të Kapshticës) duke i dhënë frymëmarrje këtij qyteti. Ndërtimi i këtij by-passit do të ulë ndjeshëm kohën e lëvizjes së mjeteve transit./a.m.

Next Post

Tragjedi në Itali, të paktën 20 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Pulia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com