• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Italia, 5 milionë euro investim për arsimin profesional në Shqipëri

by A R
22/12/2015 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë milionë euro është vlera e investimit të qeverisë italiane në reformimin e sistemit arsimor profesional në vendin tonë. Memorandumi i  bashkëpunimit u nënshkrua sot nga ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

Kjo vlerë do të investohet për ndërtimin e një qendre ekselence në sektorin bujqësor dhe atë agroindustrial pranë shkollave profesionale. Shkollat e Fierit dhe Lushnjes do të jenë përfitueset e para të kësaj mbështetje të qeverisë italiane, vijimësinë e së cilës edhe në projekte të tjera e konfirmoi vet ambasadori pas nënshkrimit të memorandumit.

Duke folur për mediat pas nënshkrimit të memorandumit, ministri Klosi deklaroi se reformimi i arsimit profesional është prioritet i qeverisë shqiptare dhe si i tillë ka filluar të konkretizohet me një sërë projektesh që kanë filluar të japin produkte të suksesshme.

Klosi u bëri thirrje bizneseve të tregohen bashkëpunues me institucionet e arsimit profesional, duke kontraktuar për nevojat e tyre të punës nxënës të përgatitur pranë tyre. Madje, ai sugjeroi që koha e mësimdhënies në shkollat profesionale të ndahet me 50% teori dhe 50% praktikë. Sipas tij, reforma në këtë sistem arsimor do të vijojë me shkollat e Vlorës dhe Beratit e më tej në mbarë Shqipërinë.

ATSH

 

Next Post

VIDEO/ SHBA, Polici qëllon nënën 34 vjeçare teksa ajo mbante në krah fëmijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com